Kryetarët e komunave nga AAK-ja në darkën e Veselit për Fitër Bajram - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarët e komunave nga AAK-ja në darkën e Veselit për Fitër Bajram

    Insajderi
    05 July 2016 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ftesës së Veselit i janë përgjigjur që të tre kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga AAK-ja. Aty është parë kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ai i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Agron Kuçi i Junikut.

    Në darkën e shtruar sonte për nder të Fitër Bajramit nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë qenë të ftuar personalitete nga të gjitha sferat e jetës në vend.

    darka

    Darka e shtruar në oborrin e Kuvendit është organizuar për herë të parë në këtë format.

    Të ftuar në këtë darkë, përveç deputetëve, kanë qenë të ftuar edhe kryetarët e komunave.

    Ftesës së Veselit i janë përgjigjur që të tre kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga AAK-ja. Aty është parë kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ai i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Agron Kuçi i Junikut.

    Për koincidencë ata janë ulur pran Idriz Vehapit, kryetarit të Rahovecit që vije nga radhët e PDK-së.

    Në mesin e të pranishmeve kanë qenë edhe dy deputetë të AAK-së, shefi i Grupit Parlamentar, Pal Lekaj dhe Lahi Brahimaj.

    Pas darkës, kryetarët e Komunave të AAK-së dhe PDK-së kanë pirë edhe kafe së bashku. Aty ka qenë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, pastaj ai Klinës Sokol Bashota, Begzad Sinani i Kamenicës dhe kryetarë të tjerë komunash.

    darka4


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark