
“Uzurpimi ka fillu atë ditë që ka përfundu lufta për çlirim. Kot mundohen me hedh hi syve me deklarata për respektim të ligjit kryetarët e partive, kur zyret qendrore të PDK, LDK e AAK janë në objekte të uzurpuara”, ka shkruar Demi në Facebook.
Demi tregoi me ironi se si edhe objekti në hyrje të Prishtinës, ku është e vendosur një kopje e “Statujës së Lirisë” ishte uzurpuar menjëherë pas luftës, dhe ka mbetur i tillë deri sot e kësaj ditë.
“Që në ditët e para të pasluftës, në hyrje të Prishtinës u vendos një kopje e “Statujës së Lirisë”. Kjo statujë u vendos mbi objektin e hetelit “Victory”, emri i së cilit nënkupton “fitoren”. Statuja dhe hoteli u vendosën në pronë të uzurpuar publike. Uzurpim që zgjatë tani e 17 vite”, ka thënë me tej Demi. /Insajderi.com