×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari Ahmeti e quan eksperiment futjen e edukatës seksuale në shkolla

    Insajderi
    15 November 2024 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se do të respektojnë vendimin e marrë në takim me Këshillat e Prindërve të të gjitha shkollave, që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual” të mos përdorën në shkollat e kësaj komune.

    “Vendimi është marrë sot pas debatit që është ngritur për këto tekstet shkollore për ‘Edukimin Seksual’ dhe sot jemi bashkë. Ky është një reagim i gjithë Këshillave të Prindërve dhe drejtorëve të shkollave dhe natyrisht që mendohet që është i dëmshëm për shoqërinë tonë e i hershëm dhe në afatgjatë edhe degjeneruese. Ky është një konstatim i shumicës së Këshillave dhe ne jemi dakorduar që të mos përfshihet fare në lëndën zgjedhore në asnjë shkollë tonën dhe këto tekste shkollore nuk do të përdorën në Lipjan d”., tha Ahmeti.

    Ahmeti tha se tekste shkollore nuk do të jenë as të pranishme në shkollat e tyre “e lërë më të flasim për këto tekste”

    “Ky është vendim i prerë, nuk ka të bëjë fare me reagim. Ka të bëjë me vendimin tonë për të bojkotuar tekste të tilla. Le të deklarohen zyrtarët si të duan. Ne e bëjmë publike që nga sot. Këto tekste shkollore nuk do të jenë as të pranishme në shkollat tona e lërë më të flasim për këto tekste”, deklaroi kryetari i Lipjanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark