Kryetari i Apelit: Më ndihmoj përvoja, jo njerëzit e PDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Apelit: Më ndihmoj përvoja, jo njerëzit e PDK-së

    Insajderi
    14 January 2017 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i ri i Gjykatës së Apelit, i zgjedhur në këtë post të premten, Hasan Shala, ka mohuar se ka fituar këtë detyrë bazuar në njohjet politike. Ai insiston se deri këtu e kanë sjellë përgatitja profesionale, ani pse një mik i tij, Idriz Ibraj, e kishte rekomanduar atë në vitin 2011 tek Adem Grabovci për një post në Këshillin Gjyqësor të Kosovës në mënyrë që PDK të kishte një njeri të besuar në rajonin e Dukagjinit.

    Ai thotë se nuk ka pasur mundësi për ndonjë ndikim nga jashtë, sepse siç thotë ai, ka fituar bindshëm në garën për t’u bërë i pari i Apelit.

    “Në këtë pozitë kama ardhur për shkak të punës sime profesionale, sepse unë jam që 17 vjet gjyqtarë dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë vërejte. Vetëm profesionalizmi e sinqeriteti në punë time, këto janë ato kryesorët që kanë vlerësuar edhe gjyqtarët”, thotë ai për Insajderin.

    Në fund të vitit 2010, avokati Idriz Ibraj kishte telefonuar ish-shefin e GP të PDK-së, Adem Grabovcin, dhe e kishte rekomanduar Shalën për një pozitë në KGJK.

    Sipas Ibrajt, me këtë lëvizje, Partia Demokratike e Kosovës do të kishte një njëri të besuar “qeknena” duke iu referuar rajonit të Dukagjinit.

    Biseda mes Grabovcit e Ibraj është pjese e Dosjes së Shefave, një seri përgjimesh të publikuar nga Insajderi në vitin 2016, përmes së cilave argumentohet se si PDK ka ndikuar në emërimin e njerëzve të afërt me këtë parti në poste të rëndësishme të institucioneve publike.

    “E pashë në gazetë qaty, se për një anëtar të Këshillit Gjyqësor duhet me qenë [dikush] prej Dukagjinit”, thotë Ibraj, dhe vazhdon: “A kish ba Hasanin me e shti aty?”

    “Në daq me zgjidh problemin për qeknena, me e pas na një anëtar të fortë si me kanë i PDK-së”, vazhdon ai teksa tenton të bindë Grabovcin.

    Grabovci pasi merr disa sqarime lidhur me këtë pozitë,  i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Ibrajt.

    “Këqyr qysh shkojnë procedurat e më tregon, të lutem. Se qind për qind jam për Hasanin”.

    Por, Shala insiston se në atë bisedë kanë folur dy persona për mua “e unë nuk kam pasur lidhje me atë punë.”/Insajderi.cmo


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark