Kryetari i Ballit Kombëtar: Vendi duhet të pastrohet nga mbeturinat e diktaturës komuniste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Ballit Kombëtar: Vendi duhet të pastrohet nga mbeturinat e diktaturës komuniste

    Insajderi
    14 March 2017 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Ballit Kombëtar, Gazmend Islami, ka thënë për plagosjen e avokatit Azem Vllasi se vendi duhet të pastrohet nga mbeturinat e diktaturës komuniste që vranë dhe burgosën pa rreshtur shqiptarët.

    “Vendi ka nevojë për shtet ligjor dhe për pastrim nga mbeturinat e diktaturës komuniste që vranë dhe burgosën pa reshtur shqiptarët, por këtë duhet ta bëjë prokuroria dhe gjyqësia e pavarur. Atentatet e tilla na kthejnë në shekullin e XX dhe nuk na dallojnë”, ka shkruar Islami në Facebook.

    Ai ka shtuar se “Azemi do të shërohet, por kurrë nuk do të doja ta shihja që trajton tema që lidhen për të mirën e vendit, përderisa figura e tij nuk është pastruar për kohën sa ishte në pushtetin jugosllav”.

    Avokati, Azem Vllasi është është plagosur në mëngjesin e djeshëm nga, Murat Jashari vllau i “Komandat Kumanovës”, Ismet Jashari. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark