×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kryetari i Dragashit përgëzon investimet në rrjetin elektrik

    Insajderi
    16 March 2017 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Dragashit Salim Jenuzi është ndarë i kënaqur me investimet që KEDS-i ka realizuar gjatë vitit të kaluar në Komunën e Dragashit.

    Ai  tha se me investime të ndryshme, KEDS-i ka përmirësuar  infrastrukturën e energjisë elektrike në këtë qytet.

    “Jam i kënaqur me investimet që KEDS-i ka bërë në Dragash. Nuk kam asnjë vërejtje, përkundrazi kam vetëm falënderime”, tha Jenuzi.

    Ai tregon se përveç trafove të reja, KEDS ka bërë edhe ndërrimin e rrjetit të vjetër me atë të ri. “Edhe sivjet janë duke punuar në projektet që i kanë filluar vitin e kaluar”, tregon Jonuzi.

    Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, gjatë vitit të kaluar ka realizuar investime të shumta në Dragash.

    Përveç brenda në qytet, KEDS ka investuar edhe nëpër fshatra të kësaj komune. Në mesin e fshatrave që ka përfituar  është  fshati Pllanjak. Shtatëdhjetë konsumatorë të këtij fshati, kanë përfituar rrjet të ri energjetik nga KEDS-i.

    Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS tha se në këtë fshat janë ndërruar 38 shtylla të tensionit të ulet, si dhe është vendosur një trafo e re 400 kvA.

    Banori i fshatit, Abaz Çengaj tha se me këtë investim, jo vetëm që është stabilizuar rryma elektrike, por është eliminuar edhe rreziku nga kabllot e vjetra. “Tash janë kabllot e izoluara dhe fshatarët nuk kanë frikë nga djegia”, shprehet ai.

    Çengaj shprehet i kënaqur me kualitetin e punës, që është bërë nga KEDS-i.

    Ai shpreson se pas këtij projekti, KEDS do të investojë edhe më shumë në këtë fshat. “Falënderojmë KEDS-in për këtë investim, sepse me vite askush nuk ka investuar në rrjetin elektrik në këtë fshat. Shpresojmë se ky nuk do të jetë investimi i fundit, pasi që ky fshat ka nevojë ende për të investuar”, tha ai.

    Edhe kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi tha se komuna që ai drejton ka  nevojë edhe për më shumë investime, në përmirësimin e energjisë elektrike. “Nevojat janë shumë të mëdha. Jemi të informuar se KEDS, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti të investojë në komunën tonë”, tha Jonuzi. Ai premton se me korrektësi do t’i përgjigjet të gjitha kërkesave të KEDS-it.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në Dragash  janë kryer disa projekte. “KEDS deri tash ka kryer disa projekte në Komunën e Dragashit , prej nga kanë përfituar direkt mijëra qytetarë të këtij qyteti”, tha Buzhala. Ai premton se investimet nuk do të ndalen as sivjet në këtë qytet.  “Sigurisht, do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark