
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një vizitë tek biznesët në Vushtrri.
Ai tha se kur bashkëpunojnë të gjithë përfitojnë edhe biznesi por edhe komuna.
“Gjithmonë kënaqësi vizita në kompaninë Loni Dekor, ku u pritëm nga pronarët Faton dhe Fidan Hyseni, si dhe nga i gjithë stafi i kompanisë. Me të vërtetë ishte një super pritje dhe një shembull i respektit e bashkëpunimit që kemi ndërtuar.Veçanërisht më gëzon fakti që Komuna e Vushtrrisë dhe Loni Dekor janë bashkë në projektin për aftësimin profesional të nxënësve, duke u dhënë të rinjve tanë mundësi reale për të fituar përvojë dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Ky partneritet tregon se kur bashkojmë forcat, përfitojnë të gjithë, biznesi, komuna dhe mbi të gjitha gjeneratat e reja”, tha ai.
https://www.facebook.com/share/r/1G3ZGwE1bn/?mibextid=wwXIfr