Kryetari i Gjilanit thotë se e di datën e liberalizimit të vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Gjilanit thotë se e di datën e liberalizimit të vizave

    Insajderi
    26 June 2016 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse është kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë ta dijë një proces që varet nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Sipas Hazirit, kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza minimalisht në vjeshtën e vonshme.

    “Besoj se Këshilli i Ministrave pas miratimit të rekomandimit nga Parlamenti Evropian e jep datën. Në fund mund të kërkohet edhe një afat për njoftim me të drejtat dhe kufizimet e qytetarëve të Kosovës në qarkullim të lirë në Evropë që i bie ajo periudhë kohore të jetë 30 ditore, apo maksimalisht 90 ditore. Minimalisht është vjeshta e vonshme ose 31 dhjetori më së largu kur Kosova mund ta shfrytëzojë liberalizimin e vizave”, ka thënë Haziri në një intervistë për Express.

    Këtë Haziri thotë se e di për shkak se kur ka qenë në Qeveri, ka qenë “përfaqësuesi më i lartë politik që ka udhëhequr procesin e liberalizimin e vizave”.

    “Definitivisht, ka vite që e kam thënë dhe e kam sjell si mesazh se rezultatet që kërkohen nga Kosova në këto dy procese janë nevojë që ambienti politik në Kosovë të jetë ambient i sigurt, barabartë për të gjithë partnerët. Kosova nuk mund të jetojë e ngulfatur nga këto probleme. Edhe më tutje Kosova nuk është çliruar nga krimi i organizuar dhe ndikimi i krimit dhe korrupsionit në jetën publike dhe në jetën në Kosovë”, ka thënë Haziri./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark