Kryetari i AGK-së: Kur politika bënë gjyqin e gazetarëve vdes demokracia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i AGK-së: Kur politika bënë gjyqin e gazetarëve vdes demokracia

    Insajderi
    23 March 2016 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani, ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit se pesë degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, kanë kërkuar dënimin e gazetarit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.

    “Kur politika kërkon dhë i bënë gjyqin gazetarëve, atëherë përfundimisht ka vdekur demokracia”, ka shkruar Shabani në profilin e tij në Facebook.

    Ai është referuar lajmit se kolegjiumi i pesë degëve të LDK-së së Prishtinës, të cilat udhëhiqen nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili është sekretar i Përgjithshëm i LDK-së së Isa Mustafës, ka kërkuar që kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi “ta marrë dënimin e merituar” për shkrimin e tij, që qiti në pah faktin se vëllai i kryeministrit Isa Mustafa, ka kërkuar azil në dy vende të BE-së.

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark