Instituti GAP ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale, ku bëhet e ditur se vetëm 9% e premtimeve nga kryetarët e komunave janë përmbushur, derisa 6% janë gjysmë të përmbushura, 22% kanë filluar dhe 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri, shkruan Gazeta Insajderi.
Por, sa prej premtimeve zgjedhore ka përmbushur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama?
Prej 206 prej premtimeve në total, i pari i Prishtinës ka përmbushur vetëm 7 prej tyre, apo vetëm 3%. Derisa, 12, apo 5% janë premtime gjysmë të përmbushura, 38 apo 18% premtime të filluara dhe prej premtimeve që nuk kanë filluar janë 149, apo 72%.
Këto janë 7 premtimet e përmbushura nga Përparim Rama.
Eliminimi i konkurseve te Komunës së Prishtinës me përmbajtje diskriminuese gjinore.
Gjatë periudhes janar-qershor, GAP ka analizuar tri konkurse (në fushën e arsimit për angazhim në lendët zgjedhore, dy konkurse për edukator/e në çerdhet e qytetit) të shpallura nga komuna e Prishtinës. Në të tri rastet, Komuna ka publikuar konkurse të cilat u bëjnë ftesë pjesëtarëve të gjinive të ndryshme që të aplikojnë, duke shmangur gjuhën diskriminuese në konkurse. E njëjta praktik është ndjekur edhe një një thirrje publike për subvencionim të aktiviteteve kulturore.
Ndarja e bursave për nxënësit me arritje të larta, për nxënës me gjendje të rendë sociale, dhe për nxënës me pengesa në zhvillim.
Gjatë periudhës janar-qershor 2022, Komuna e Prishtinës, ka dhënë 120 bursa për studentë dhe në përshkrimin e kritereve për përfituesit, është saktësuar, se përveç kritereve të përgjithshme (banor i Prishtinës në dhjetë vitet e fundit dhe studentë i regjistruar në tri vitet e fundit) ceken edhe kriterët e veçanta, nota mesatare, studentët me vërtetim që tërheqin ndihmë sociale dhe studentë me nevoja të veçanta. Për dy kategoritë e fundit janë vendosur 20 pikë me automatizëm, pastaj janë vlerësuar nota mesatare dhe profili i studimeve.
Ofrimi i informatave orientuese të qasshme për turistët, sidomos të dhëna mbi të kaluarën e atraksioneve kulturore dhe atyre historike.
Deri më 31 qershor 2022 komuna ka bërë përgaditjet për hapjen e festivalit të artit dhe artitekturës “Manifesta Biennale”. Poashtu për hapjen e festivalit “Gastronomy festival”. Për festivalin e parë janë paraparë 44 lokacione për zhvillimin (vizita) e aktiviteteve dhe që të gjitha janë shënëzuar për vizitorët. Poashtu në sheshin “Zahir Pajaziti” është vendosur një kiosk nga ku ofrohen të dhëna për Prishtinën dhe objektet/hapësirat që mund të vizitohen.
Themelimi dhe organizimi i festivalit multikulturor “Pranvera në Prishtinë”.
Ky festival ka nisur për here të parë të organizohet në Prishtinë. Në 2022 është organizuar për tri ditë rresht, 20-22 maj, i njohur ndryshe si festivali i artit në rrugë, ku komuna ka mbyllur rrugen afër shkollës “Elena Gjika” dhe Xhorxh Bush (afër Katedrales). Aktivitetet në kuadër të festivalit kanë përfshirë pikturimin, futboll të vogël, basketboll dhe në përdorimin e trotineteve dhe biçikletave.
Krijimi i zonimit te vendeve të parkimit, me lagje, ku qytetarët aplikojnë për leje vjetore për parkim në lagje
Në pjesen e lagjeve të qendrës dhe në lagjen “Bregu i Diellit”, “Dardania”, “Ulpiana” dhe “Arbëria” është kryer zonimi dhe shenjëzimi dhe poashtu mundësia që qytetarët të aplikojnë për leje vjetore të parkingut.
Kontraktimi i shërbimeve nga OJQ-të e licensuara për ofrimin e shërbimeve sociale
Komuna ka subvencionuar me 100,000 euro tetë OJQ që ofrojnë shërbime sociale.
Rritja e përkrahjes financiare për ekipet e vajzave në sport dhe për aktivitetet kulturore për gratë dhe vajzat
Gjatë periudhes janar-qershor 2022 Komuna e Prishtinës ka bërë disa thirrje publike për mbështetje financiare ndaj klubeve, subjekteve dhe shoqatave të ndryshme. Me subvencione për kulturë, rini dhe sport janë mbështetur më shumë projektet e udhëhequra nga gratë apo që i dedikohen grave. Poashtu komuna ka mbështetur për here të pare festivalin “vajzat në TIK” që ka të bëjë me promovimin dhe fuqizimin e grave në fushen e programimit dhe teknologjisë.
12, apo 5% të premtimeve gjysmë të përmbushura
Themelimi i një task forcë për të fuqizuar ndërlidhshmërinë e arsimit në Prishtinë me nevojat e tregut të punës.
Komuna ka krijuar një grup të ekspertëve që do të adresojnë format e krjimit të këtij rrjetizimi dhe profilet që duhet aplikuar. Deri në fund të muajit qershor 2022 janë mbajtur dy takime të këtij grupi ose trupe komunale.
Përkrahja dhe përfshirja e vajzave dhe grave në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Për herë të parë në Prishtinë në maj 2022 është organizuar festivali “vajzat në TIK”. Në këtë festival janë organizuar disa aktivitete ku vajzat kanë shfaqur talentin e programimit dhe përdorimit të teknologjisë. Festivali është mbuluar financiarisht nga komuna, ndërsa kanë marrë pjesë gjitha kompanitë e programimit, dizajnit dhe IT-së.
Mbeshtetje kompanive vendore duke përdorur produktet dhe shërbimet e tyre.
Komuna e Prishtinës ka mbështetur organizimin e festivalit të gastronomisë si dhe ka vazhduar me lëvizjen e tregut të produkteve bujqësore/vendore nëpër pjesë të ndryshme të qytetit. Të dy këto organizime përveç që janë mbështetur nga komuna, janë promovuar në menyrë të veçantë në opinion.
Ndërtimi i 430 vend-parkime të reja në lagjen “Ulpiana”, në formë të dis-nivelit, duke ruajtur gjelbërimin lartë tij.
Ndërmarrja publike komunale “Prishtina Parking” ka shenjëzuar zonat për parking të veturave në lagjen “Ulpiana” . Këto zona menaxhohen nga kjo kompani dhe numri i tyre tejkalon shifrën prej 430 vend parkingjeve. Por investime në krijimin e dis-nivelit nuk ka pasur.
Subvencionimi dhe vazhdimi i festivaleve “Verë n’Dimër”, “Akull n’Verë” dhe “Sunny Hill”.
Festivali “Sunny Hill” është subvencionuar nga komuna, nuk është organizuar festivali “Akull në verë”, ndërsa festivali “Verë në Dimër” është mbajtur gjatë dhjetorit 2021 e deri më 3 janar 2022.
Krijimin dhe zgjerimin e artit publik.
Në kuadër të festivalit të artit dhe arkitekturës “Manifesta Biennale” janë mbajtur sesione të veçanta të prezantimit dhe ekzekutimit të punimeve në kuadër të konceptit “arti publik”. Këto janë shtrirë në disa zona të Prishtinës, veçmas në rrugën “B”, në lagjen “Arbëria” në lagjen afer “Madrese” si dhe pergjatë rrugës “Eqrem Qabej”.
Krijimi i hapësirave të reja publike për art, kulturë, festival dhe aktivitete të tjera rekreative. (më shumë)
Në kuadër të festivalit të artit dhe artitektures “Manifesta Biennale” hapësira të reja janë krijuar përgjatë hekurudhës, afër “Termokosit” si dhe në zonën historike të Prishtinës.
Krijimi i hapësira rekreative ne fshatrat e komunës së Prishtinës.
Janë krijuar dhe përuruar 4 fusha sportive të cilat kanë krijuar hapësira rekreative në fshatrat (Grashticë, Llukar, Bardhosh dhe Kodër të Trimave)
Instalimi i matësit të energjisë termike, duke ndikuar në shfrytëzim më racional të energjisë termike.
Ka filluar gjatë periudhës janar-qershor 2022 në lagjen “Ulpiana” dhe “Dardania”. Planifikohet që deri në fund të 2022 të instalohen në 90% të ndërtesave që shfrytëzojnë sistemin e kogjenerimit.
Lehtësimi i kushteve për shfrytëzim të transportit public, edhe për personat me aftësi të kufizuara, duke instaluar pajisje sinjalizuese me zë, dhe pajisje adekuate vizuale në autobus dhe stacione
Gjatë periudhës janar-qershor 2022 Komuna ka vazhduar praktiken e vendosur në mandatin e kaluar për ofrimin e transportit publik falas për pensionistët, dhe personat me aftësi të kufizuara.
Lirimi nga pagesa e shfrytëzimit të transportit publik nxënësit, pensionistët, dhe shtresa sociale të ndryshme. (më shumë)Për pensionistë dhe rastet sociale linjat e transportit publik janë falas, por jo edhe linjat që mbulohen nga operatorët privat. Ndërsa për nxënës dhe studentë ka zbritje, por jo lirim nga pagesa.
Rritja e subvencioneve për të gjitha klubet sportive në komunën e Prishtinës
Klubet sportive janë subvencionuar përmes thirrjes së veçantë, por nuk ka rritje të shumave për subvencionim nga vitet paraparake.
Këto janë 38 apo 18% premtime të filluara
Themelimi i zyrës së analizave, e cila do të përdorë të dhëna për vendim-marrje. (më shumë)
Një zyre e tillë është krijuar në Drejtorin e Urbanizmit.
Nxitja e grave dhe vajzave për të qenë pjesë e konsultimeve publike, në mënyrë që të sigurojmë një pjesëmarrje të barabartë gjinore në këto takime.
Gjatë periudhës janar-qershor 2022, Komuna e Prishtinës ka organizuar disa takime me qytetar në disa lagje të qytetit si “Ulpiana”, “Dodona” “Kolovica” “Shkabaj” “Arbëria” dhe në lagjen “Qendra”. Konsultimet publike janë zhvilluar për dy fusha: e para për t’u njohur me problemet dhe kërkesat e qytetarëve dhe e dyta lidhur me Kornizen Afatmesme Buxhetore. Thirrjet për takime kanë qenë publike, përmes web faqes, rrjeteve sociale dhe janë vendosurnjoftime me shkrim në afërsi të shkollave në zonat përkatëse. Prezenca e qytetarëve në gjitha fotografitë e paraqitura ka qenë e kenaqshme, duke përfshirë edhe gratë. Takimi në “Kolovicë” është mbajtur vetëm me gratë. Megjithatë nuk është evidentuar ndonjë masë/nismë përkatëse komunale që do të mund të ndikonte në inkurajimin e grave për pjesmarrje në konsultimet publike.
Riorganizimi I rrjetit shkollor, në mënyrë që mos të kemi shkolla me hapësira të mëdha e numër të vogël të nxënësve, e njëkohësisht të kemi shkolla me hapësirë shumë të vogël e numër të madh të nxënësve. (më shumë)
Gjatë periudhes janar-qershor 2022 është themeluar një grup punues për të evidentuar numrin e nxënësëve (sipas shkollave dhe klasëve), numrin e mësimdhënësëve si dhe profilet e shkollave në Prishtinë. Pas kësaj pritet të dilet me rekomandime për hapat tutje. Komuna e Prishtinës është e përfaqësuar edhe në grupin punues të MASHT që ka për qëllim analizimin dhe hartimin e politikave të nevojshme që do të mundësojnë ristrukturimin e rrjetit ekzistues shkollor.
Themelimi i drejtimit të kodimit (IT) në shkollën e mesme elektronike “Gjin Gazulli”
Ky drejtim është themeluar, ndërsa planifikohet të filloj nga shtatori i 2022.
Themelimi i drejtimit guidë turistike në shkollën e mesme “7 Shtatori”.
Ky drejtim është themeluar, ndërsa planifikohet të filloj nga shtatori i 2022.
Ky drejtim është themeluar, ndërsa planifikohet të filloj nga shtatori i 2022.
Ndërtimi i një shkollë në në zonen “Prishtina e Re” afer pallatit të Drejtësisë. (më shumë)
Kuvendi Komunal ka miratuar ndarjen e pronës për ndërtimin e kësaj shkolle si dhe komuna gjatë periudhes janar-qershor ka përfunduar harimin e projektit dhe lidhjen e kontratës me një operator ekonomik për ndërtimin e shkollës.
Ndërtimi i shkollës “Liceu Artistik” i cili përfshin: drejtimin e muzikës dhe baletit, artit dhe dramës dhe gazetarinë. (më shumë)
Ndërtimi i gjimnazin “Ahmet Gashi” në lokacionin aktual.
Gjatë periudhës janar-qershor 2022, Komuna ka pranuar dokumentacionin teknik lidhur me hulumtimin e qendrushmërisë së objektit ekzistues të shkollës “Ahmet Gashi” dhe rezultatet e analizës tregojnë se objekti ekzistues nuk i përmbush kushtet e sigurisë teknike për zhvillim të mësimit për shkak të vjetërsisë. Gjatë kësaj periudhe komuna ka nënshkruar një memorandum me KFOR-in amerikan në Kosovë e cila ka marrë përsipër renovimin e kësaj shkolle.
Secili objekt shkollor do të ketë sallë të edukatës fizike dhe terene sportive adekuate të pajisura.
Gjatë periudhes janar-qershor 2022 është nënshkruar një kontratë permes procedurave të prokurimit për rregullimin e terreneve sportive në shkolla. Vlera e kontratës është 52,847 euro. Për këtë qëllim janë buzhetuar 150,000 euro për vitin 2022. Deri në fund të muajit qershor punët në rregullimin e këtyre terreneve kanë nisur në shkollën “Eqrem Çabej” dhe në shkollën “Nazmi Gafurri”.
Për çdo vit do të ndërtohen nga dy çerdhe në lagjet/zonat ku mungojnë.
Evidentimi i nxënësëve që kanë braktisur shkollen dhe ata do t’i nënshtrohet një trajtimi/programi adekuat për kthimin e tyre në shkollë. (më shumë)Evidentimi i braktisjes së shkollës nga nxënësit është bërë nga shkollat dhe të dhënat dërgohen mbi baza mujore në DKA e Prishtinës. Përveç kësaj, fillimi i ndonjë programi ose trajnimi për ri sistemimin e tyre nuk ka pasur.
Përkrahje me ndihma veterinare për të siguruar mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të kafshëve shtëpiake. (më shumë)
Gjatë periudhës janar-qershor 2022 Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me shoqatën “Fondacioni për Drejtat e Kafshëve” ”Qëllimi kësaj marrëveshje bashkëpunimi përfshin, por nuk kufizohet në, monitorimin e projekteve që janë në zhvillim e sipër apo projekteve që mund të fillojnë në të ardhmen, të cilat zhvillohen apo udhëhiqen nga komuna, që kanë të bëjnë me mirëqenien e kafshëve shoqëruese (shtëpiake)
Ofrimi i përkrahjes dhe mbështetje të bujqëve në kultivimin e bimëve mjekuese dhe aromatike, deri në 100 fermerë do të përkraheshin për të zhvilluar këtë aktivitet. (më shumë)
Gjatë periudhes janar-qershor janë mbeshtetur dhjetë fermerë për kultivimin e bimëve mjekuese dhe aromatike.
Organizimi i trajnimeve të veçanta për bujqit dhe fermerët.
Në maj 2022 Komuna e Prishtinës ka organizuar një session trajnues/informues lidhur me menyrat e reja të aplikimit në subvencionet dhe grantet e MBPZHR.
Punësimi çdo verë 500 të rinjë nga shkollat profesionale të qytetit dhe studentë në punë praktike me pagesë.
Gjatë periudhës janar-qershor 2022 janë angazhuar 11 praktikantë pagesë dhe janë shpërndarë në drejtori të ndryshme.
Rritja e pjesmarrjes se grave në tregun e punës (përmes konkurseve, stimulimeve dhe subevencioneve).
Në secilën thirrje për aplikim në subvencione apo grante dhe tregun mobil nga Drejtoria e Bujqësisë, përparësi në përzgjedhje si fitues kanë pasur gratë fermere, poashtu përmes projketit SIRED, përfitues kanë qenë më shumë se 50 gra fermere.
Buxhetim të përgjegjshëm gjinor.
Komuna ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën UN Women në të cilën ndër pikat kryesore të bashkëpunimit është buxhetimi i përgjegjshëm gjinor. Si rezultat i kësaj marrëveshje, ka filluar auditimi gjinor në aspektin financiar në tri (3) Drejtori të përzgjedhura: Planifikim Strategjik, Shërbime Publike dhe Kulturë.
Krijimi i sheshit “Historik të Prishtinës” dhe lidhja e saj deri të zona e rrethit të flamurit.
Komuna ka themeluar një grup punues i përberë nga ekspertë, zyrtarë dhe përfaqësues të lagjeve, që si grup ka për qellim të ofrojë modalitetet që duhet të ndiqen nga komuna në ndërtimin dhe shfrytëzimin e zonës historike të Prishtinës. Gjatë periudhës janar-qershor 2022 në këtë zonë është shenjëzuar objekti i parë i shkollës shqipe në Prishtinë dhe i njëjti pritet t’i nënshtrohet konzervimit. Për pjesën që lidh zonën historike me rrethin e flamurit (rruga Agim Ramadani) është paraqitur një skicë për ndërtimin e një nënkakalimi për vetura në afërsi të Xhamisë së gurit.
Ndërtimi i parkun të qenëve, të ngjashëm me Parkun e Arinjëve, në të cilin do të strehohen qentë endacakë. (më shumë)
Komuna ka ndarë 10 hektarë tokë në fshatin Slivovë për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë. Poashtu komuna ka nisur ndërtimin e qendrës për qentë endacake në Hajvali (punët janë ndërprerë në prill të 2022 nga kompania me arsyetimin e ngritjes së çmimeve). Për këtë qëllim komuna ka mbajtur dy takime regjionale (me komunat e tjera) për t’i harmonizuar veprimet. Njëherazi nga maji i 2022 janë ngritur 11 pika të ndryshme në qytet ku vendoset ushqimi për kafshë me qëllim të shmangies së rasteve të sulmeve të qenve ndaj qytetarëve.
Lidhja e zonave të gjelbërta përmes krijimit të korridorëve të gjelbërt, të cilët do t’u mundësojnë qytetarëve lëvizje nga një pikë e qytetit në tjetrën, kryesisht përmes korridorëve që janë të gjelbërta.
Deri më tani janë krijuar korridore të gjelbra në rr. “Tirana”( e cila lidhë Arbërinë me Lakrishtë), rr. “Dëshmoret e Kombit, (në process) lidhja e Qendrës deri të rrethi i Flamurit) rr. “Arbënor e Astrit Dehari”( lidhja e Mat – Lagjja e Spitalit- Ulpianë) Rr.”Eqrem Qabej” (në proces projekti që lidh Bregun e Diellit –Qendër), Hapesirat afër rreth rrotullimit të rr. “Muharrem Fejza”, -Korridori i Gjelbër përgjatë shkallëve të Arbërisë. Në kuadër të festivalit të artit dhe arkitekturës “Manifesta Biennale” është inauguruar Korridori i gjelbër prej Tulltores deri te rrethrrotullimi i Arbërisë ( që lidh Kodrën e Trimave- Arbërinë- Tophanen-Qendrën).
Rigjenerimi i rrjetit të grumbullimit të mbeturinave. Ndarja e qytetit në pesë zona, për menaxhim të mbeturinave. (më shumë)
Qyteti është i ndarë në zona (nga mandatet e kaluara) për menaxhim të mbeturinave. Gjatë periudhës janar-qershor 2022 nuk ka pasur ndryshime nga praktikat e mëhershme. Gjatë kësaj periudhe mes komunës, GIZ dhe kompanisë “Pastrimit” janë analizuar sasia e mbeturinave, analiza e lokacioneve të kontejnerëve ekzistues, analiza e lokacioneve optimale të kontejnerëve dhe numrit të tyre si dhe hartimi i projektit për rregullimin e lokacioneve të kontejnerëve. Janë risistemuar kontenjerët në lagjen Pejton, në lagjen “Bajram Bahtiri”, në lagjen “Ulpiana”.
Funksionalizimi i Qendrës Informative të Turizmit në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe krijimi i dy qendra të tjera të reja, njëra në aeroportin e Prishtinës dhe tjeren të stacioni i autobusave. Këto qendra do të punojnë edhe gjatë vikendit.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” është vendosur një kiosk nga ku ofrohen të dhëna për Prishtinën dhe objektet/hapësirat që mund të vizitohen, por e njejta nuk punon gjatë vikendit dhe në dy raste të vizitave nga hulumtuesit e GAP-it nuk ka punuar pas orës 16:00. Në dy lokacionet e tjera të premtuar nuk ka pasur ndonjë nismë komunale.
Përfundimi i ndërtimin e QMF-së në lagjen e Veternikut.
Në maj 2022, Komuna ka aprovuar 60,000 euro para shtesë për t’u mundësuar finalizimi dhe funksionalizimi i Qendrës të Mjekësisë Familjare në Veternik. Para ndarjes së këtyre mjeteve Komuna ka themeluar një komision për të bërë verifikimin e gjendjes në terren dhe për të parë nivelin e përmbushjes se kontratës. Punët në terren të pjesa e punëve shtesë kanë nisur në fund të muajit qershor 2022.
Në Prishtinë do të ketë së paku nga katër kabinete të rentgenografisë dhe mamografisë.
Mjekёsia primare ka dy mamografë, njёri ёshtё e vendosur nё QKMF dhe tjetri nё QMF 5 nё Ulpianё që rezulton në total 3 mamografi. Nё janar lista e pritjes për mamograf ka qenё 100 pacientё dhe koha e pritjes ka qenё 2.5 muaj. Është organizuar stafi, duke rezultuar me shërbim më cilësor dhe më efikas ku tanimë nuk ka pritje pёr mamografi. Ndërsa 4 kabinete të rentgenografisë janë funksionale dhe vitin e ardhshëm planifikohet të shtohet edhe një në QMF në Veternik.
Promovimi i biçikletave dhe mjeteve të tjera alternative të transportit.
Në kuadër të festivalit “Pranvera në Prishtinë” një ditë i është kushtuar promovimit dhe përdorimit të bicikletave dhe trotineteve.
Fasadimin e ndërtesave.
Ka filluar fasadimi dhe rregullimi gjeneral i ndërtesave në lagjen “Ulpiana” të njohura si katër soliterët.
Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore.
Gjatë periudhës janar-qershor 2022 rrjeti i ngrohjes është zgjeruar në rrugën “Garibaldi” dhe në lagjen “Ulpiana”. Poashtu ka nisur vendosja e njësorëve të ngrohjes në lagjen “Dardania” dhe “Ulpiana”.
Krijimi i planit pesë vjeçar rregullativ për masat e energjisë efiçiente.
Është themeluar grupi punues, dhe janë mbajtur dy takime me ekspert dhe njohës të fushave.
Riparimi i ndërtesave publike për të siguruar përdorim të energjisë efiçiente, në objektet e shkollave fillore dhe të mesme, qendra shëndetësore, çerdhe, administratë publike, në ndërtesa publike të kulturës.
Ka filluar fasadimi dhe rregullimi gjeneral i ndërtesave në lagjen “Ulpiana” të njohura si katër soliterët dhe tërë investimi bëhet duke ju përshtatur masave të efiqiencës së energjisë.
Zvoglimi i borxheve ndaj komunes.
Komuna ka evidentuar gjatë periudhes janar-qershor 2022 listen e borxhlive dhe ka kontraktuar përmbaruesit për ndjekjen e procedurave në grumbullimin e borxheve.
Ndryshim-plotësimin e rregullores për linjat e Transportit Publik.
Rregullorja për linjat e transportit publik është hartuar, e njejta është ka dalë për konsultim publik gjatë muajit qershor të 2022.
Ofrimi i shërbimit të transportit publik 24 orë në ditë në linjat urbane.
Linja 4 e trafikut urban e ka zgjatur orarin deri në ora 24 për shtatë ditë të javës.
Evidentimi i punëtorëve me aftësi të kufizuara në komunën e Prishtinës dhe në ndërmarrjet e tjera publike.
Komuna ka evidentuar punëtoret edhe në ndërmarrjet lokale që kanë aftësi të kufizuara, por nuk e ka bërë të qartë arsyjen e kësaj dhe numrin e përgjithshëm.
Ofrimi i trajtimit profesional të fëmijëve në situate rruge, fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme.
Komuna gjatë periudhës janar-qershor 2022 ka paraqitur tetë raste të këshillimit dhe strehimit për fëmijet në gjendje rruge.
Ndërtimi i zhveshtores dhe tribuna me nga 1,500 deri në 2,000 ulëse në stadiumet e klubeve futbollistike “Flamurtari”, “2 Korriku”, “Rilindja”, “Ramiz Sadiku”, “Kosova e Prishtinës”.
Gjatë periudhes janar-qershor 2022 kanë nisur punimet në zgjerimin e tribunave dhe rregullimin e fushave të klubeve “Rilindja” dhe “Flamurtari”.
Renovimi i palestrës se madhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe ndërtojmë tri palestra të tjera me kapacitet prej 300 ulëseve, të shfrytëzueshme për sporte individuale dhe kolektive.
Kanë nisur punimet gjatë muajit maj 2022.
Ndërtimi i fitnese natyrale në parqe dhe kënde strategjike të Prishtinës, me pajisje që i rezistojnë natyrës.
Gjatë periudhës janar-qershor 2022 janë vendosur pajisje të tilla (fitnes në natyrë) në parkun e “Tokëbahshqes” dhe janë riparuar ato ekzistueset në parkun Gërmia.
Ndërtimi i fitnese natyrale në parqe dhe kënde strategjike të Prishtinës, me pajisje që i rezistojnë natyrës.
Gjatë periudhës janar-qershor 2022 janë vendosur pajisje të tilla (fitnes në natyrë) në parkun e “Tokëbahshqes” dhe janë riparuar ato ekzistueset në parkun Gërmia.
Në këtë link mund t’i gjeni edhe 149 nga premtimet e Ramës, për të cilat nuk ka filluar ende puna