Kryetari i KQZ-së: Kërkesa e PZAP-së për ta certifikuar Listën Serbe është obligative për ne - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i KQZ-së: Kërkesa e PZAP-së për ta certifikuar Listën Serbe është obligative për ne

    Insajderi
    31 December 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka zgjedhur të mbajë ditën e fundit të vitit 2024, mbledhje. Aty u diskutua për Listën Serbe.

    Sipas KQZ-së se vendimi i PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe është obligativ. Kjo vjen pas refuzimit të ankesës së VV-së nga Gjykata Supreme.

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se certifikimi bëhet pasi Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e LVV-së.

    “Sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mos certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe, ka marrë vendim të cilin ka kërkuar të certifikojë listën e Listës Serbe. Ky vendim është apeluar dhe se Gjykata e Apelit ka hedhur ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje,  vendimi i PZAP-it është të certifikojë kandidatët”, tha ai.

    Radoniqi shtoi tutje se vendimet e PZAP janë të obligueshme për KQZ-në, dhe se lista e tyre certifikohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark