Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur akoma i bllokuar në objektin e komunës.
Ai ka filluar punën që nga ora 06:30 e mëngjesit dhe akoma është duke qëndruar aty.
Siç merr vesh klankosova.tv ai gjendet brenda me vëllanë e tij dhe do ta kalojë natën aty, në pamundësi të largohet për shkak të situatës së krijuar.
Lidhur me vendndodhjen e kryetarit të Leposaviqit, Gazeta Insasjderi ka kontaktuar zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshanin por ai ka thënë se nuk ka informacione të sakta.
Po ashtu, Gazeta ka kontaktuar edhe ministrin e Administratës dhe Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi por i njëjti nuk iu është përgjigjur thirrjeve.
Ndryshe, gjatë ditës në Leposaviq kanë protestuar serbët që nga orët e para të mëngjesit, teksa më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë.
Njëjtë kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan, ku në këtë të fundit pati tensione më të mëdha, pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it.