Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin ka njoftuar se “në Moskë është shpallur një regjim operacioni kundër-terrorist” dhe se e hëna do të jetë një “ditë jo pune” për “minimizimin e rreziqeve”.
Ai u kërkoi qytetarëve të Moskës që të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë të jetë e mundur”, shkruan BBC, transmeton gazeta Online Reporteri.net.
“Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”, tha ai në një postim në Telegram.
Mercenarët e Wagner duket se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.