Kryetari i PDK-së refuzon takimin me Osmanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i PDK-së refuzon takimin me Osmanin

    Insajderi
    19 December 2023 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë më parë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar për takim subjektet opozitare me qëllim të diskutimit për zhvillimet e fundit në vend dhe për draft Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Për dallim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i cili zhvilloi një takim të hënën me Osmanin, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nuk do të shkoj në takim me të parën e shtetit.

    Kështu kanë thënë zyrtarë të lartë të PDK-së.

    Krasniqi nuk do të shkoj tek Osmani për takim”, kanë deklaruar nga PDK.

    Ndërkaq, gjatë takimit që u zhvillua të hënën me kreun e LDK-së, presidentja Osmani e ka njoftuar Abdixhikun për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme.

    Në këtë kontekst, presidentja Osmani falënderoi të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë.

    “Më tej, presidentja Osmani me Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit. Abdixhiku e ka njoftuar presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Media po ashtu është munduar të marrë një përgjigje edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mirëpo deri tash nuk ka ndonjë përgjigje nëse do të marrin pjesë në takim apo të njëjtën do ta refuzojnë.

    Ndryshe, emisarët euro-amerikanë më 21 tetor, i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës një draft-statut të Asociacionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark