Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç deklaroi se gjykimi i Radovan Karaxhiqit është “satisfaksion i pamjaftueshëm për familjet e viktimave të politikave të tij”.
Përveç kësaj, ai tha se vendimi i sotëm paraqet një rrugë të re në të cilën mund të përfitojë Ballkani dhe të ndërtohet një politikë e pajtimit në rajon.
“Dënimi i Radovan Karaxhiqit është i pjesshëm, satisfaksion i pamjaftueshëm për familjet e viktimave të politikës së tij, dhe një nga themelet mbi të cilat ne mund të ndërtojmë marrëdhënie të re, politikë të pajtimit në rajon, në veçanti në Bosnje dhe Hercegovinë, banorët e të cilës kanë vuajtur shumë nga kjo politikë”, ka deklaruar Jovanoviq, njofton Telegrafi.
Ai gjithashtu tha se gjykimin e kishte ndjekur me ndjenjën e turpit, por edhe të shpresës se nga populli serb në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë, do të hiqet barra e fajit kolektiv. /Insajderi