Kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi, reagoi pas shkarkimit të Drejtorit në Preshevë, Driton Salihu.
Sipas tij, Deputeti Shaip Kamberi dhe vet shteti i Serbisë kanë bashkëkomplotuar për shkarkimin e Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit.
“Bashkëpunimin e ngushtë që Shaip Kamberi e ka patur për 20 vite në nivelin lokal në Bujanoc me subjektin e pasardhësit të Millosheviqit -SPS, e ka funksionalizuar tani si Deputet edhe në nivel Qendror. Nuk kanë munguar as letrat anonime drejtuar institucioneve qendrore në Beograd për të arritur qëllimet e tyre politike lokale në Komunën e Preshevës. Gjithashtu janë (keq)përdorur mekanizmat e ndryshme të institucioneve qendore, si mashë për të qëruar hesapet politike, veçanërisht në Komunën e Preshevës dhe për të humbur gjurma që orientojnë gishtin nga PVD-ja, është emruar si Drejtor i ri tani dr. Boban Spasiq si ushtrues detyre”, thuhet në reagimin e tij.