![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, po mbështet në zgjedhjet e 9 shkurtit, kandidatin e PDK-së për deputet, Kujtim Gashi.
Ai ka treguar të bëmat e tij si ish-ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Kujtim Gashi, ish Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ish deputet, Nënkryetar i Komunës së Prizrenit, aktivist i PDK-së nga rinia e hershme, personalitet i suksesshëm në të gjitha etapat e veprimtarisë së tij politike, kandidon sivjet për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit me numër 15, që me bagazhin e tij profesional do të jetë hallkë e rëndësishme për Kosovën që mundet ma mirë”, u shpreh Totaj.