Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj folës në konferencën më të madhe të Google për AI në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj folës në konferencën më të madhe të Google për AI në Kosovë

    Insajderi
    27 September 2025 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë në Kosovë, gjiganti botëror Google dhe qyteti i Miamit bashkohen për të sjellë në vendin tonë Expand to US + AI Conference 2025 – një forum ndërkombëtar mbi teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, do të jetë një nga folësit kryesorë të konferencës. Ai e vlerësoi këtë si një mundësi historike për qytetin:

    “Prizreni po hyn fuqishëm në epokën e re të teknologjisë dhe inovacionit. Ky forum është një mundësi e jashtëzakonshme për ta lidhur qytetin tonë me qendrat globale të zhvillimit digjital.”

    Totaj theksoi se ky hap do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë:

    “Kjo ngjarje do të sjellë investime, do të hapë dyer për bizneset dhe do të krijojë mundësi për të rinjtë tanë. Është dëshmi e vizionit tonë për Prizrenin Modern – një qytet që përqafon teknologjinë dhe zhvillon ekonomi kreative”.

    Konferenca pritet ta vendosë Prizrenin dhe Kosovën në fokusin e hartës ndërkombëtare të inovacionit dhe inteligjencës artificiale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark