Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në hyrje të komunës së Shtimes, ku mbeten të vdekur katër persona.
Aliu tha se kjo është ditë e kobshme për Shtimën dhe shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.
Tutje, kryetari Aliu iu uroi shërim të shpejtë të lënduarëve.
“Ditë e kobshme për komunën e Shtimes. Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Aliu në Facebook.