Kryetari i Shtimes shpall "Qytetar Nderi” deputetin gjerman - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Shtimes shpall “Qytetar Nderi” deputetin gjerman

    Insajderi
    06 May 2024 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke, është shpallur “Qytetar Nder” i Shtimës.

    Çmimi iu dha atij gjatë një ceremonie solemne të Kuvendit Komunal.

    Njoftimi u bë nga kryetari i Komunës Qemajl Aliu.

    Aliu tha se falë influencës dhe përkushtimit të Ganzke, është mundësuar një donacion i dy automjeteve moderne për grumbullim të mbeturinave dhe zjarrfikëse.

    “Për më tepër, nga mbështetja e Qytetarit tonë të nderit, Ganzkes, jemi në procedura të sigurimit të shkëmbimeve studimore dhe përfituese të përvojës për artistët, sportistët, nxënësve të dalluar dhe punëtorëve të administratës tonë, duke fituar aftësitë më të mira nga praktikat e avancuara të shtetit gjerman”, tha Aliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark