Kryetari i Sindikatës së Policëve flet për Insajderin: Janë 1108 policë që kanë dhënë dorëheqje, e shumë të tjerë kanë aplikuar për viza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryetari i Sindikatës së Policëve flet për Insajderin: Janë 1108 policë që kanë dhënë dorëheqje, e shumë të tjerë kanë aplikuar për viza

    Insajderi
    15 May 2022 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti i Kosovës nuk po arrin t’u plotësoj kushtet elementare Policisë së Kosovës. Që nga paslufta policët vazhdimisht janë përballur me mungesa që nga uniforma e deri tek respekti për punën që bëjnë. Pavarësisht kësaj, ata po punojnë. Kryetari i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri tregon për Insajdern problemet themelore që kanë.

    Policët e Kosovës po lëshojn vendin, sipas statistikave janë 1108 pjestarë që kanë dhënë dorëheqje

    Është në rritje numri i policëve që kanë dorëzuar dorëhesjen nga policia dhe janë në pritje të vizave për të lëshuar vendin.

    “Kemi informacione të pakonfirmuara se shumë zyrtarë policor kanë aplikuar për viza, disa për viza pune e disa për viza turistike dhe pasiqë kjo nuk bëhet publike as nga individët dhe as nga ambasadat, nuk mund ta dimë sa është numri i tyre”, thotë kryetari i sindikatës Zeqiri.

    Mendimi i sindikatës është se, shumica e atyre që japin dorëheqje nga policia, janë pagat e ulta dhe puna e rrezikshme si dhe kërkimi i një jete më të mirë.

    “Prej formimit të Policisë së Kosovës, dorëheqje vullnetare kanë dhënë 1108 pjesëtar të Policisë, nuk kemi ndonjë statistikë të saktë për kohët e fundit por vërehet se është në rritje dhe nëse nuk realizohen disa kërkesa apo nuk krijohen kushte më të mira do të kemi vazhdimisht dorëheqje”, tha ai.

    Policët me antiplumb pa afat, hulumtimi i Insajderit zbulon se si ndodhi kjo

    Përmes një interviste për Insajderin ai tregon se si policët e Kosovës mbrohen me antiplumba që iu ka skaduar afati. Kjo është skandalozë sepse rrëzikon në mënyrë të drejtpërdrejt jetën e policit.

    Përpos kësaj, Zeqiri thotë se policët janë pa sigurim shëndetësor, pa ligj të pagave, pa ligjin për pensionim në moshën 55 vjeçare, pa shujtë ditore etj.

     Këta janë tregues të mjaftueshëm që tregojnë se si është gjendja aktuale e pjestarëve të Policisë së Kosovës që edhe po i detyrojnë policët që të lëshojnë Kosovën.

    “Policët kanë mungesë të veshmbathjeve si çizmet, një pjesë e uniformës, antiplumbat me afat të skaduar. Këto për shkak të mungesës së bordit të OSHP-së”, u shpreh Zeqiri.

    INSAJDERI ka bërë një hulumtim për kushtet e përgjithshme të policisë së Kosovës të cilin mund ta lexoni KËTU

    Si po ndikojnë këto probleme në punën e policëve

    Një zyyrtar policorë i gjeneratës së re ( emer i njohur për redaksinë) ka rrëfyer për Insajderin se si është të punosh si polic e mos të keshë as uniformë.

    B.K, dukë lënë anash mungesat, thotë se shumë herë përballen edhe me ofendime nga qytetarët.

    “Po, plot herë edhe na ofendojnë. Po pavarësisht kësaj ne vazhodojmnë të bëjmë punën tonë”.

    E  mungesa e kushtetve, thotë ai që ndikon për të keq ne disponimin në punë.

    “Krejt këto, mungesa e shujtës, sigurimit shëndetësor, ligji për paga, sigurimit të transportit e shpesh herë edhe uniformës, ndikon për të keq në punën tonë”, tha ai për Insajderin.

    Cilat janë kërkesat e policëve drejtura sindikatës

    Kryetari i sindikatës së Policëve të Kosovës, Imer Zeqiri tregon se si janë mbi 25 projekte që kanë mbetur pa u realizu për shkak të bordit të OSHP-së i cili nuk po emrohet.

    Disa rajone kanë probleme me udhëtim për shkak se nuk kanë transport të siguruar. Çdo mungesë e pajisjeve apo uniformës paraqet vështirësi në kryerjen e detyrave të caktuara sipas ligjit dhe autorizimeve policore” thotë ai.

    Kërkesat e policëve janë të shpeshta thotë Zeqiri dhe siaps tij nuk ka ndonjë evidencë të saktë se sa janë.

    Mungesa e Sigurimit Shëndetësor

    Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, janë 21 policë të vrarë gjatë detyrës zyrtare dhe mbi 400 policë të lënduar.

    Nuk janë të ralla rastet kur në aksione u rrezikohet jeta. Por, pavarësisht kësaj, edhe 23 vjet pas përfundimit të luftës, policët kosovarë nuk gëzojnë sigurim shëndetësor.

    Kryetari i sindiaktës thotë se nuk ka gjasa që të behët shpejt ligji për sigurime shëndetësore, por ai thotë se si sindiaktë kanë kërkaur që të realizohet një sigurim alternativ për të gjithë pjestërët e Policisë.

    “Për sigurimin shëndetësor nuk ka gjasa që të bëhet shpejt me ligj, kurse ne Sindikata jemi duke kërkuar realizimin e një sigurimi alternativ për të gjithë pjestarët e Policisë,përmes Byros Kosovare të Sigurimeve, nëse Qeveria na përgjigjet me mjete financiare?! Kjo mund të bëhet me teeth 5 milion në vit e që është shumë e nevojshme krahasuar me specifikat e punës me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe jetën e policëve si dhe duke krahasuar se asnjë shtet në botë nuk e ka policinë pa sigurim shëndetësor”, thotë Zeqiri.

    Mungesa e uniformës, shujtes e transportit

    Për mungesën e uniformës për zyrarët policorë është informaur edhe Ministri i Mbrendshëm, Xhelal Sveçla, i cili e ka paraqitur si shqetësim edhe para komisionit parlamentar.

    Lidhur për këtë, ka folur edhe kryetari i sindikatës. Ai tregon se policët punojnë edhe me antiplumba me afat të skaduar. Krejt këto sipas tij janë për shkak të mungesës së bordit të OSHP-së.

    “Policët kanë mungesë të veshmbathjeve si çizmet, një pjesë e uniformës, antiplumbat me afat të skaduar. Këto për shkak të mungesës së bordit të OSHP-së”, u shpreh Zeqiri.

    Policia e Kosovës nuk marrin shujtë, përjashtuar këtu Njësinë Speciale Operative.

    Disa rajone kanë probleme me udhëtim për shkak se nuk kanë transport të siguruar. Çdo mungesë e pajisjeve apo uniformës paraqet vështirësi në kryerjen e detyrave të caktuara sipas ligjit dhe autorizimeve policore” thotë ai.

    Policët e Kosovës po lëshojn vendin, sipas statistikave janë 1108 pjestarë që kanë dhënë dorëheqje

    Është në rritje numri i policëve që kanë dorëzuar dorëhesjen nga policia dhe janë në pritje të vizave për të lëshuar vendin.

    “Kemi informacione të pakonfirmuara se shumë zyrtarë policor kanë aplikuar për viza, disa për viza pune e disa për viza turistike dhe pasiqë kjo nuk bëhet publike as nga individët dhe as nga ambasadat, nuk mund ta dimë sa është numri i tyre”, thotë kryetari i sindikatës Zeqiri.

    Mendimi i sindikatës është se, shumica e atyre që japin dorëheqje nga policia, janë pagat e ulta dhe puna e rrezikshme si dhe kërkimi i një jete më të mirë.

    “Prej formimit të Policisë së Kosovës, dorëheqje vullnetare kanë dhënë 1108 pjesëtar të Policisë, nuk kemi ndonjë statistikë të saktë për kohët e fundit por vërehet se është në rritje dhe nëse nuk realizohen disa kërkesa apo nuk krijohen kushte më të mira do të kemi vazhdimisht dorëheqje”, tha ai.

    Ligji për pagat

    Ligji i ri për paga ende nuk është implementuar. Por në projeklligjin e propozuar për pagat e policët janë të papranueshme për sindikatën.

    Zeqiri thotë se janë duke pritur finalizimin e pagave për të parë nësë është bërë ndonjë ndryshim pozitiv.

    “Sa i përket koeficientëve që janë paraqitur gjatë projektimit të ligjit të pagave, për ne janë të papranueshëm. Jemi duke prit finalizimin e ligjit të pagave dhe nëse nuk është bërë ndonjë ndryshim pozitiv, do t’a kundërshtojmë”.

    Sipas Draftligjit të ri të pagave, një kopje të të cilave e kishte siguruar Insajderi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do të ketë koeficientin 14. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm, sipas këtij draftligji do ta ketë koeficientin 12.6 apo 1512 euro. Drejtor i departamentit në Policinë e Kosovës do ta ketë 11 koeficientin, apo 1320 euro.Policët në gradën kolonel do ta kenë pagën 1176 euro, apo koeficientin 9.8.Nënkoloneli do ta ketë pagën 1020 euro ose koeficientin 8.5. Majori do ta ketë koeficientin 8 apo 960 euro në muaj. Kapiteni do ta ketë koeficientin 7, ose 840 euro pagën mujore. Togeri do ta ketë pagën 768 euro ose koeficientin 6.4. Rreshteri do ta ketë koeficientin 4.8 apo 576 euro. Polic i lartë 4.3 ose 516 euro, dhe polici 4.2 apo 504 euro. Polici i ri e ka koeficientin 4 ose pagën 480 euro. Dhe polici kadet e ka koeficientin 2 ose 240 euro pagë.

    Diçka e re, Policet janë duke u ballafaquar edhe me një element më të rendësishem i cili është respektimi i denitetit si zyrtar të shtetit.

    Drizan Shala, njohës i sigurisë në Kosovë thotë për Insajderin se zyrtarët policorë nuk janë duke u respektuar për punën që e bëjnë.

    “Policet janë duke u ballafaquar edhe me një element më të rendësishem dhe i cili është respektimi i denitetit si zyrtar të shtetit. Dhe kjo nëpërkembje që ju behet zyrtareve të shtetit është vrejtur që nga faza e themelimit nga SHPK në PK ku i gjithë mekanizmi mbikqyres ju bart institucioneve tonë të Republikes”.

    Që athere, Shala thotë se (pu)shteti nuk ka ndërmarr veprime në ngritjen e mirëqenjes për zyrtaret por ka shfrytëzuar institucionin për të jetësuar agjendat politike “ju shkelur integritetin e zyrtareve të keti institicioni nga niveli politik por edhe ati menaxherial”.

    Sa i përket situates aktuale, Shala thotë se “mund të themi që i vetmi gje që ka ndryshuar për institucionin është vetem menaxhmenti i ri me mendesi të vjeter politike dhe institucionale”.

    Sipas tij kushtet më të cilat belafaqohen zyrtaret janë mizere sepse ju mungojnë gjana elementare të punës siç janë uniforma dhe paisjet tjetra të punes.

    “Por, në anen tjeter ekziston një vulnet nga keta zyrtar që edhe pavarësisht presioneve të brendshme që ekzistojnë në menaxhment e lartë , keta zyrtar kryejn punen me devotshmeri sepse ka zyrtar që nese miren përbaz vendimet e transfereve nga një stacion në tjetrin apo nga një njesi në tjetrin mund të hasni shkelje administrative nga urdhëdhenesit e ketyre vendimeve dhe të cilat miren vetem e vetem për të mbajtur të monipolizuar situaten brenda struktures se sigurise se vendit”.

    Analisti Shala thotë se me ardhjen e një djejtori të ri në krye të Polcisë mund të filloje të ndryshojë qasjen për të miren e zyrtareve duke rritur mirëqenjen dhe përkujdesjen nga institucioni për zyrtaret.

    “Dhe kjo mund të arrihet vetem ku Policia ta kete kodin e tyre financiar të ndarë nga MPBAP dhe keshtu sigurohet një pavarësi të plotë pa ndikime politike brenda struktures menaxheriale e cila jo radh here ndikimi politik ka shkuar deri të pjesa e hetimeve duke lene hapsirë për demtim të imaxhit dhe punes policore”, u shpreh ai për Insajderin.

    Ndërkohë, në kuadër të Policisë së Kosovës deri tani janë mbi 8 mijë e 600 punonjës të uniformuar dhe staf civil, të cilët vijnë nga te gjitha rajonet e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark