×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kryetari i Ulpianës mohon kategorikisht kurdisjen

    Insajderi
    11 April 2024 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i KF Ulpiana, Jeton Gashi e ka mohuar kategorikisht kurdisjen në ndeshjen e ekipit të tij ndaj Vllaznisë së Pozheranit.

    Komisioni i Garave i FFK-së doli sot me njoftim se bazuar në faktet që kanë, ndeshja Ulpiana – Vllaznia e Pozheranit ka qenë e kurdisur.

    I pari i tyre, Jeton Gashi për Express u shpreh se ky është një vendim i habitshëm dhe se atë ditë ishte cdo gjë e përgatitur kundër tyre dhe se do të ankohen.

    “Vendim i habitshëm i Komisionit të Garave. Duhet mi qit faktet. Loja le te kqyret, le të analizohet. Ate dite cdo gje ka qene e pergatitur kunder neve. Ka qenë njëfarë Gazi që mirret per trukimin e lojëve vjen thote fitone lojen. E pergatitur krejt kjo ka qenë. Do te ankohemi patjetër, shtatë ditë është afati. Do të ankohemi ekstra edhe për atë Gazin. Në minutën 70-80 ka ardhur te banka edhe ju ka bertit ekipit tonë fitojeni lojën”, tha Gashi.

    Ndeshja Ulpiana-Vllaznia e Pozheranit u mbyll me rezultat 3:4, ndërsa Komisioni i Garave nuk do t’i numëroj pikët e as golat e këtij ballafaqimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark