Kryetari i Vitisë reagon pas vrasjes së vajzës nga Kosova në Graz të Austrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Vitisë reagon pas vrasjes së vajzës nga Kosova në Graz të Austrisë

    Insajderi
    10 June 2025 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e viktimave të vrarë sot nga sulmi në një shkollë në Austri, tashmë është konfirmuar se është edhe një vajzë nga Kosova.

    Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, i ka shprehur ngushëllime për familjen Behrami.

    “Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, shkroi ai në Facebook.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në shkollën e mesme “Dreierschutzengasse”.

    Mediat austriake i kanë publikuar emrat e disa prej viktimave.

    Sipas raportimeve pesë nga viktimat janë nxënës të kësaj shkolle:

    Emma Leitner, Jakob Weiss, Sophie Gruber, Lukas Thalberg, Nina Hartwig.

    Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner deklaroi se vrasësi ishte një ish-nxënës që nuk e mbaroi shkollën

    “Çdo gjë tjetër është ende spekulim”, tha zyrtari austriak, raporton skynews.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark