Kryetari i ZRrE: 70% e konsumatorëve nuk e kalojnë bllokun mbi 800 kWh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryetari i ZRrE: 70% e konsumatorëve nuk e kalojnë bllokun mbi 800 kWh

    Insajderi
    16 February 2022 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu ka folur për vendimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike.

    Fejzullahu ka deklaruar se sipas tyre 70% e popullatës nuk e kalojnë 800 kwh të tarifave.

    Sipas tyre vetëm 30 për qind do të paguajnë më shtrenjtë, rrjedhimisht me tarifën e re.

    “Në bazë të dhënave ekzistuese ne kemi thënë që 70% e konsumatorëve nuk e kalojnë bllokun mbi 800 kwh orë dhe nuk do të preken prej tarifave të reja”, tha ai, përcjell Insajderi.

    “Ndërsa konsumatorët me 30% duhet ta paguajnë atë kosto që e shkaktojnë sistem meqë e kemi thënë edhe në diskutimet tjera importi ka qenë 150 milionë euro vitin e kaluar”, u shpreh ai.

    Ndërkohë ai është shprehur se një numër i madh i qytetarëve konsiderojnë se janë duke u prekur mirë por ata duhet të kenë parasysh që kjo është kosto e energjisë dhe nuk është e drejt që 75% e konsumatorëve të paguajnë pjesën tjetër të konsumatorëve sepse sipas tij secili muaj mund të jetë i ndryshëm.

    “Ne e kemi rastin konkret që edhe muaji janar i këtij viti nuk është i ngjashëm apo i njëjtë me janarin e vitit të kaluar”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark