Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar lidhur me situatën e fundit rreth anëtarësimit të komunave veriore në Asociacionin e Komunave.
Zeqiri ka thënë se komuna që drejton, ka qenë pjesë e AKK-së.
“Si Kryetar i Komunës së Zubin Potokut, dua të sqaroj opinionin se komuna jonë ka qenë e anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe nuk ka nevojë për procedura të tjera administrative. Që nga data e pranimit, Komuna jonë i ka kryer me rregull të gjitha obligimet në raport me përgjegjësitë statutore të Asociacionit”, ka shkruar ai.
Postimi:
Të nderuar qytetarë,
Si Kryetar i Komunës së Zubin Potokut, dua të sqaroj opinionin se komuna jonë ka qenë e anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe nuk ka nevojë për procedura të tjera administrative.
Që nga data e pranimit, Komuna jonë i ka kryer me rregull të gjitha obligimet në raport me përgjegjësitë statutore të Asociacionit.
Ne do të vazhdojmë të sillemi konform përgjegjësive që na takojnë si Komunë.
Mungesa ime në takimin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka qenë e paralajmëruar më parë në organet e Asociacionit.
Me Respekt