Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Srdan Vuloviq, është ndalur dhe kontrolluar nga oficerët specialë të njësisë Rosu sonte në afërsi të Gazivodës, derisa ishte duke udhëtuar me makinë me një shok.
“Fillova të shkoj nëpër zonat përreth rreth Gazivodës për të parë nëse gjithçka ishte në rregull, kur më ndaloi patrulla e Rosu, më kontrolluan shumë, më pyetën se kush isha, por nuk përdorën forcë dhe së shpejti më thane vazhdo”, tha ai për mediat serbe.
Lexo edhe:
Vuloviq është një nga kryetarët që ka dhënë dorëheqje nga kryetari i Zubin Potokut si kryetar i zgjedhur nga institucionet e Kosovës, por është kryetar i kësaj komune në kuadër të stukturave paralele.
Patrullat e njësive speciale janë të vendosura në rajonin e Gazivodës.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, serbët në veri kanë dalë në disa postblloqe dhe kanë krijuar barrikada në komunikacion për shkak të arrestimit të ish-polici Dejan Pantiq sot në Jarinje.
Gjatë mbrëmjes nga terreni kanë mbërritur informacione të ndryshme kontradiktore, por nuk konfirmohet se ka pasur incidente.