![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk ka nevojë të votojë, duke u shprehur i gatshëm ta respektojë vullnetin e qytetarëve që del nga këto zgjedhje. Qytetarët e Zveçanit duket të mos kenë interesim për t’u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit, meqë deri më tani asnjë votues s’ka dalë para kutive të votimit.
“Në komunën e Zveçanit të gjitha pikat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, deri më tani është gjithçka në rregull t’u shku. Qytetarët duket se nuk janë të interesuar të dalin të votojnë, por ka kohë ende, të shohim. Është vullnet i qytetarëve, çdo qytetar vendos për veten. Nuk kemi nevojë me dalë me votu, as për as kundër. Unë si kryetar komune ju bëj thirrje qytetarëve, është vullneti i tyre, a dalin pro ose kundër, me rëndësi është me shku gjithçka në rregull deri në përfundim të ditës së sotme. Ajo është në interesin e të gjithë qytetarëve edhe në interesin tim si kryetar komune”, ka thënë kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
Ai është shprehu të jetë i gatshëm ta respektoj vullnetin e qytetarëve nga këto zgjedhje.
“Vullnetin e qytetarëve do ta respektojmë, pro ose kundër. Pra jeni i gatshëm nëse arrihet numri i votave të largoheni nga pozita, sipas ligjit”, ka theksuar Peci. /RTK/