Kryetari i Londrës, Sandiq Khan, vendimin e presidentit Donald Trump për ndalimin e refugjatëve myslimanë për të hyrë në Amerikë, e ka quajtur të shëmtuar dhe mizor.
Në një postim të tij në Facebook ai ka thënë se “Urdhri i Presidentit Trump mbi refugjatët dhe emigrantët nga vende të caktuara është i shëmtuar dhe mizor”.
“ShBA-ja ka një histori krenare të mikpritjes së refugjatëve dhe Presidenti nuk mund të kthehet prapa në këtë krizë globale. Të gjitha vendet duhet të luajnë rolin e tyre”, ka shkruar Khan Facebook, raporton Insajderi.
Mirëpo ai ka lavdëruar dënimin që kryeministrja Theresa May ia ka bërë këtij vendimi të presidentit Trump.
Për këtë vendim të presidentit Trump ka pasur reagime të shumta duke përfshirë edhe artistë./Insajderi.com