Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot doli para Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Vushtrri.
Ai u deklarua i pafajshëm për akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare, tha se ky është gjykim politik kundër tij.
Bashkë me Bahtirin akuzohen edhe Haxhimet Ferati, shef i prokurimit në Mitrovicë dhe Gazmend Kelmendi, drejtor për Kosovë i operatorit nga Danimarka ‘Hesalight’ në lidhje me veprat keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, të cilët po ashtu u deklaruan të pafajshëm.
Mirëpo prokurori i Prokurorisë Speciale, Agron Bajrami, kërkoi që ata të shpallen fajtor, pasi që me provat që gjenden në shkresat e lëndës do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve.
Në anën tjetër, Mahmut Halimi, avokat i Agim Bahtiri, tha se ky është vetëm një qëllim politik i inicuar nga dega e PDK-së në Mitrovicë, sa për ta dëmtuar figurën e kryetarit Bahtiri.