Kryetari i Mitrovicës së Veriut thotë se Edita Tahiri është e parëndësishme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut thotë se Edita Tahiri është e parëndësishme

    Insajderi
    22 July 2016 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës Veriore , Goran Rakiq ka thënë  se ministrja e Dialogut, Edita Tahiri nuk është e autorizuar për të vendosur për zgjidhjet urbane në veri të Kosovës, dhe sipas tij  ajo nuk pyetet lidhur me atë se a do të ndërtohet dhe ku, xhamia në veri të Ibrit.

    “Për zgjidhjet urbane në veri të Kosovës do të jetë në gjendje të vendos vetëm Asociacioni i Komunave Serbe, pasi që Prishtinë të vendos që seriozisht t`i përkushtohet zbatimit të obligimeve që i ka marrë me marrëveshjet e Brukselit”

    “Edita Tahiri me siguri se nuk do të konsultohet, as tash as në të ardhmen lidhur me atë se çka dhe kur do të ndërtohet në veri të Kosovës” ka thënë Rakiq për Tanjug.

    Sipas tij, Edita Tahiri duhet t`i përqendrojë energjitë e saj në  përmbushjen e obligimeve në lidhje me themelimin e Asociacionit.

    Ky reagim i kryetarit të Mitrovicës Jugore erdhi pasi që Tahiri gjatë takimit të fundit që pati me kreun e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri u zotua për ndërtimin e xhamisë në veri të lumit Ibër./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark