Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, ka thënë se gjatë një takimi me kryeparlamentarin dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë një epitet të një politikani që pretendon të marrë kryesimin e Shtëpisë së Bardhë.
“Kam ndenjur me Kadri Veselin, më ka habitur për diçka të mirë. Në biseda është shumë i relaksuar dhe më dëgjon me vëmendje. Ai tha se të kemi kryetar si Donald Trump”, ka thënë Bahtiri për Klan Kosovën.
Këto komente i ka bërë teksa ka folur për takimet që është duke i pasur me liderë shtetëor e partiak në lidhje me ndryshimin e kufijve administrativ të Mitrovicës, të cilët ai thotë se do t’i mbrojë.
E nëse nuk do ta bëjë këtë, ai ka premtuar se të dorëhiqet.
Bahtiri ka deklaruar se për këtë gjë ka marrë garanci edhe nga Këshilli i Sigurimit, ndaj ka kërkuar nga qytetarët që të rrinë të qetë./Insajderi.com