Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, tha në lidhje me rezultatin e referendumit se populli ka miratuar me vullnet të lirë kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes, duke e quajtur këtë sukses të rëndësishëm dhe fitore të pamohueshme.
“Populli ynë i lavdëruar votoi me një maturi të madhe dhe me vullnet të lirë miratoi kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes. Ky është sukses i rëndësishëm dhe fitore e cila nuk mund të mohohet dhe të shpërfillet”, theksoi Bahçeli, njofton agjencia e lajmeve Anadolu.
Turqia ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese në referendumin e zhviluar sot në të gjithë vendin. /Insajderi.com