Kryetarja e komisionit për punë të jashtme e VV’së ia huq me të madhe në debat, thotë se Kosova ka misione diplomatike në Greqi dhe Poloni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e komisionit për punë të jashtme e VV’së ia huq me të madhe në debat, thotë se Kosova ka misione diplomatike në Greqi dhe Poloni

    Insajderi
    24 January 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shërbyer këtë mandat si kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka shfaqur mungesë të njohurive në fushën e politikës së jashtme në një debat.

    Në një përballje me kandidatin për deputet nga radhët e PDK’së, Edon Canën në ATV, ajo ka vlerësuar se Kosova ka misione diplomatike dhe jo konsullore në Greqi dhe Poloni, shkruan Insajderi.

    Një gjë të tillë e ka demantuar Cana, duke thënë se misionet diplomatike krijohen kur dy shtete njohin njëri-tjetrin.

    Sidoqoftë, edhe nëpërmjet një verifikimi në rrjetet sociale dhe në uebfaqet zyrtare të misioneve konsullore, mund të konfirmohet se në këto dy shtete, Kosova nuk ka misione diplomatike.

    Pjesë nga debati:

    Edon Cana: Sa për sqarim për publikun: Unë kam jetu 10 vite në Angli dhe e kam kryer shkollimin në London School of Economics, ku njerëzit nuk mund të shkojnë as tek personat në fjalë ta ëndërrojnë atë shkollim. Kjo zonja nuk e din se as çfarë është misioni diplomatik, sepse në Athinë ne nuk e kemi misionin diplomatik.

    Arbëreshë Hyseni Kryeziu: Nuk e ke pasë kur ke qenë ti.

    Edon Cana: Është Zyra Ndërlidhëse, ja u tregoj edhe emrin kush shërben aty.  E dyta, nuk është mision diplomatik.

    Arbreshë Hyseni Kryeziu: E ka ngritur statusin, por je i painformuar. Ke mbetur i pa ‘apdejtum’.

    Edon Cana: Mu po më vjen marre që kjo zonjë nuk ka njohuri themelore. Për me pasë status diplomatik, duhet dy shtete me e njoftë njëri-tjetrin dhe me i dërgu… Ju nuk i dini gjërat themelore. E dyta, Misioni jonë në Poloni nuk është mision diplomatik por është mision konsullor.

    Arbresha Hyseni Kryeziu: Vetë fakti që kemi hapur zyre të konsulatave dhe misioneve diplomatike në vende të ndryshme të Evropës…

    Edon Cana: Çka është kjo zyrë e konsulatave? Ka Konsullata, jo zyre të Konsullatave. /Insajderi.org/

    Ndiqeni këtë pjesë më poshtë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark