Lindja e një nëne edhe në korridor konsiderohet normale. Të paktën kështu deklaron përfaqësuesja e shoqatës së mamive në Kosovë.
Magbule Elezi e cila është kryetare e kësaj shoqate ka thënë për Ekonomia Online se një lindje e një nëne mund të ndodh kudo që ajo ndjehet rehat.
“Lindja cilësohet normale dhe kudo që lind një nënë mjafton që ajo të ndihet komode. Nuk janë vetëm shërbimet, mjafton të rikujtojmë kohën e kaluar ku nënat kanë lindur nëpër shtëpia e gjatë luftës kanë lindur nëpër male”, ka thënë Elezi.
Madje sa i përket lindjes ajo ka thënë se ky proces mund të bëhet pa gjinekolog, duke thënë se një mami mund t’ia dal mban vetë për të kryer procesin e lindjes së një nëne.
“Sigurisht që edhe në Kosovë sikurse edhe në vendet e tjera mamitë kryejnë vet lindjen vetëm në rast të ndonjë komplikimi të ndonjë gjinekologu dhe ne jemi duke e promovuar rolin e mamisë në mënyrë që një mami të kryejë një lindje nën kompetencat e saj”, ka thënë ajo.
Në Kosovë ka pasur disa raste “skandaloze” sa i përket grave të cilat kanë shkuar për të lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kryetarja Magbule Elezi ka lënë fajtor familjarët për këto raste.
Sipas saj këto raste kanë shkuar në skandalitet vetëm pse familjarët e lehonave kanë dashur që të jetë ashtu.
“Sa i përket skandaleve që kanë qenë ato janë se familjarët i kanë marrë në atë mënyrë. Lindja cilësohet se mund të kryhet kudoqoft”, është shprehur ajo.
Ditë më parë Shoqata e mamive të Kosovës, ka organizuar simpoziumin e parë për nderë të ditës ndërkombëtare të mamive, ku qëllimi i tij ishte që të promovohet puna dhe rëndësia e mamive në Kosovë.