Kryetarja e një bashkie në Gjermani në gjendje kritike pas goditjes me thikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryetarja e një bashkie në Gjermani në gjendje kritike pas goditjes me thikë

    Insajderi
    07 October 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jeta e një kryetareje sapozgjedhur për një bashki në Gjermani, Iris Stalzer, është në rrezik pasi ajo u gjet në shtëpinë e saj në Gjermaninë perëndimore me plagë të shumta me thikë.

    Kancelari Friedrich Merz tha se Iris Stalzer ishte viktimë e “një akti të neveritshëm”.

    Stalzer u zgjodh kryetare bashkie e Herdecke më 28 shtator dhe është anëtare e Social Demokratëve të qendrës së majtë.

    Agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar burime të paidentifikuara sigurie, raportoi se ajo u gjet me plagë serioze për jetën dhe kishte disa plagë me thikë. Reuters gjithashtu citoi një burim sigurie të thoshte se ajo është në gjendje kritike.

    Një nënë 57-vjeçare e dy adoleshentëve, Stalzer është një avokate e së drejtës së punës që ka punuar për shumë vite në politikën lokale të Herdecke, një qytet me 20,000 banorë.

    Tani një operacion i madh është duke u zhvilluar në Herdecke.

    Motivi i sulmit është i paqartë, nëse është politik apo kriminal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark