Kryetarja e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës i tregon sfidat gjatë punës së tyre Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Kryetarja e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës i tregon sfidat gjatë punës së tyre Kurtit

    Insajderi
    28 July 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, sot priti në takim kryetaren e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, të shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj shoqate, Agron Humolli.

    Sipas komunikatës së zyrës së kryeministrit, përgjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës ndanë ​me kryeministrin Kurti shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen përgjatë punës së tyre. Kësisoj, ata kërkuan edhe mbështetje nga kryeministri në atë drejtim.

    Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim të mëtejmë, si dhe për adresimin e shqetësimeve të tyre.

    Tutje, ai tha se barazia e mirëqenia janë synime qendrore të qeverisjes, duke vënë theksin te reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes si dhe masat në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike dhe pakove tjera në mbështetje të qytetarëve.

    Kryqi i Kuq i Kosovës është shoqata më e vjetër humanitare në Republikën e Kosovës, e themeluar në vitin 1945. Ajo numëron plot 26 degë në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark