Kryetarja e trupit gjykues në rastin e Limajt nuk ishte e përfshirë në procesin e Hagës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e trupit gjykues në rastin e Limajt nuk ishte e përfshirë në procesin e Hagës

    Insajderi
    03 October 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i  Gjykatës  Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi, javën e kaluar ka pranuar 2 kërkesa nga mbrojtësit e të akuzuarit Fatmir Limaj.

    Një  kërkesë për anulimin e aktvendimit të trupit gjykues me të cilin është refuzuar kërkesa për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, dhe një kërkesë për përjashtimin e tërë trupit gjykues.

    Kryetari i Gjykatës ka refuzuar kërkesën për anulimin e aktvendimit të trupit gjykues me të  cilin është refuzuar kërkesa për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues si kërkesë të palejuar, duke thënë se Kodi i Procedurës Penale nuk parasheh mundësinë që kryetari i Gjykatës të anuloi këtë vendim.

    “Sa i përket kërkesës për përjashtimin e tërë trupit gjykues, kryetari i Gjykatës ka kërkuar deklaratën e kryetares së trupit gjykues e cila e ka njoftuar kryetarin se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë rast penale ndaj tani të akuzuarit Fatmir Limaj, e as në çështjen e njëjtë penale në ndonjë fazë të mëhershme të procedimit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    “Mbrojtësit e të akuzuarit në kërkesë për përjashtim nuk kanë prezantuar asnjë argument se përse duhet të përjashtohen anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Në prani të këtyre rrethanave kryetari i  Gjykatës i ka rikujtuar trupit gjykues se është në kompetencën e trupit gjykues që të vendos edhe për këtë kërkesë për përjashtimin e tërë trupit gjykues-sepse kërkesa është paraqit gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe kryetarja e trupit gjykues përkatësisht anëtarët tjerë nga kryetari i  gjykatës  nuk kanë kërkuar përjashtimin e tyre nga vendosja në këtë çështje penale. Në lidhje me këtë kërkesë vendoset në aplikim të nenit 42 par.4 të Kodit të Procedurës Penale për kërkesa që dorëzohen gjatë shqyrtimit gjyqësor”, përfundon komunikata.

    Vendimi i  kryetarit të Gjykatës, në javën e kaluar  u  është ekspozuar trupit gjykues dhe palëve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark