Kryeziu: Aman votojeni cilindo kandidat që del nga shorti dhe mbylleni këtë histori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Aman votojeni cilindo kandidat që del nga shorti dhe mbylleni këtë histori

    Insajderi
    30 August 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu ka kërkuar që të votohet cilido kandidat që del nga shorti dhe të mbyllet kjo histori.

    Ai tha kushdo që ka pakënaqësi le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

    Tani që konstituimi i Kuvendit ka ngelur peng vetëm për shkak të dështimit për të zgjedhur nënkryetarin e fundit, partitë politike nuk duhet ta marrin mbi vete rolin e Gjykatës Kushtetuese.

    Nuk bllokohet shteti sepse aty dikush do të tregojë që e ka mirë e ai tjetri e paska keq. Aman votojeni cilindo kandidat që del nga shorti dhe mbylleni këtë histori. Kushdo që ka pakënaqësi le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese“, thuhet në postim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark