×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Arrestimi i Arsenijeviq për fishkëllim ndaj Kurtit përbën shkelje

    Insajderi
    10 September 2024 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se arrestimi i politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, për fishkëllim ndaj vizitës së kryeministrit Kurti dhe dy ministrave të tjerë përbën shkelje.

    Kryeziu, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se arrestimi i tij përbën shkelje të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit paqësor, shkruan Insajderi.

    Arrestimi i politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç për fishkëllim ndaj vizitës së kryeministrit dhe dy ministrave në veri, besoj unë përbën shkelje të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit paqësor. Të drejta të cilat janë të garantuara jo vetëm me ligjet vendore, por edhe me konventa ndërkombëtare“, thuhet në postimin e tij.

    Ai ka vlerësuar se vizitat e shpeshta të ministrit të MAPL’së, Elbert Krasniqit dhe Xhelal Sveçlës, ministrit të MPB’së nëpër komunat e veriut po sforcojnë sundimin e rendit dhe ligjit.

    Integrimi i qytetarëve serb dhe respektimi i të drejtave të tyre është një obligim dhe vlerë themelore që garanton funksionimin e demokracisë në Kosovë. Çdo shkelje e të drejtave të tyre civile, si dhe e secilit qytetar të Kosovës pa dallim etnie, dëmton institucionet demokratike dhe minon vlerat e Republikës së Kosovës“, thuhet tutje në postimin e tij.

    Gjatë ditës Policia e Kosovës ka arrestuar Arsenijeviq në Mitrovicën e Veriut pasi i ka fishkëllyer vizitës së kryeministrit Albin Kurti dhe dy ministrave të lartcekur në kuadër të hapjes së stacionit policor në veri. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark