Kryeziu: Duhet të zgjerohet debati me qytetarë për dialogun Kosovë-Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Duhet të zgjerohet debati me qytetarë për dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    23 November 2016 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për përfshirje të shoqërisë civile në dialogun me Serbinë.

    Ai ka thënë se ky është një reflektim në shërbim të hapjes së dialogut dhe ndërtimit të një procesi gjithëpërfshirës, me qëllim të arritjes së një konsensusi shoqëror për temat dhe sfidat të cilat e përcjellin këtë proces.

    Kryeziu ka vlerësuar se, varësisht nga ekspertiza, kapacitetet dhe fushat të cilat prek dialogu, shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm, shkruan Epoka e re.

    Ai ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është proces i nevojshëm dhe i domosdoshëm.

    Kryeziu ka thënë se shoqëria civile, kuvendi, qeveria dhe partitë politike duhet ta zgjerojnë debatin me qytetarë në mënyrë që ata të mos e shohin dialogun si një proces i cili vetëm mund t’i sjellë dëme jetës së tyre dhe shtetit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark