×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Ministrja Nagavci duhet të japë dorëheqje pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

    Insajderi
    14 November 2024 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pas skandalit të shpërndarjes së doracakëve për edukimin seksual, shkruan Insajderi.

    Kryeziu tha se sjellja e papërgjegjshme e Qeverisë po rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetarët ndaj edukatës seksuale dhe shëndetit riprodhues.

    Përmes postimit në Facebook, ai ka theksuar se në një qeverisje të etike dhe me integritet, ministrja Nagavci do të duhej të jepte dorëheqje për gabimet dhe skandalin që ka shkaktuar hartimi i doracakëve.

    Postimi i plotë:

    “Ne një qeverisje etike dhe me integritet, ministrja Nagavci do të duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit dhe gabimeve në doracakët e hartuar.

    Sjellja e papërgjegjshme e Qeverisë dhe ministres së Arsimit jo vetëm që shkel standardet e qeverisjes etike dhe përgjegjësisë publike, por gjithashtu rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetarët ndaj edukimit seksual dhe shëndetit riprodhues. Doracakët mund të rishkruhen e të përmirësohen, por një ministre që nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh në dikasterin e saj rrezikon gjithë idenë e edukimit seksual — një lëndë edukative, që sipas të gjitha studimeve në vendet ku praktikohet si lëndë mësimore, ka treguar se të rinjtë bëhen më të informuar dhe më të përgjegjshëm, duke ulur kështu rreziqet që prekin fëmijët nga mungesa e informacionit.

    Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues nuk është lëndë mësimore për të nxitur e promovuar sjellje të papërshtatshme tek fëmijët, përkundrazi, është për t’u dhënë atyre njohuri dhe informacion që i mbrojnë nga rreziqet dhe keqkuptimet.”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark