Kryeziu: Nga Shqipëria presim mbështetje në dialog, ndërmjetësues kemi shumë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeziu: Nga Shqipëria presim mbështetje në dialog, ndërmjetësues kemi shumë

    Insajderi
    10 June 2023 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Qeveria e Kosovës nga Shqipëria pret mbështetje zyrtare në procesin e dialogut me Serbinë.

    Ai ka thënë se në këtë proces ka shumë ndërmjetësues dhe nuk ka nevojë edhe për një tjetër.

    Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srpska në Kosovë dhe së fundmi me nonpaperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën serbe’. Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, ka thënë Kryeziu për Kosovapress.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark