Kryeziu reagon ashpër ndaj kritikave për pagën minimale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu reagon ashpër ndaj kritikave për pagën minimale

    Insajderi
    15 April 2022 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar ashpër kritikave të opozitës për pagën minimale duke thënë se me opozitën e sotme, paga minimale qëndroi e njejtë për 11 vite, transmeton Insajderi.

    “Për opozitën që po kërkon rritje të pagës minimale deri në 400 euro, ua rikujtojmë se herën e fundit kur paga minimale është rritur ajo është rritur për 10 euro, përkatësisht 50 euro. Nga 120 euro siç ishte vendosur në vitin 2005 në 130 dhe 170 euro në 2011. Që atëherë e gjithë opozita e sotme, të gjitha me radhë, herë njëra e herë tjera, e besa herë të gjitha bashkë, kanë qenë në qeverisje. Por për 11 vjet, paga minimale mbeti e njëjta”- tha Kryeziu

    Më tej, Keryeziu shtoi se qeveria Kurti po bën më shumë për qytetarët për një vit se çka kanë bërë të gjitha bashkë për më shumë se një dekadë.

    Ndryshe, të mërkurën e 13 prillit, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallën tatimore në të ardhurat personale./Insajder/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark