×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryhet testimi për kryeprokurorët- Këto janë rezultatet që secili ka marrë në intervistë

    Insajderi
    17 December 2024 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet lidhur me konkursin për kryeprokurorë nëpër komunat e Kosovës.

    Në Prokurorinë Themelore të Pejës po prin Ersan Qavolli, me 91.8 pikë në intervistën për Kryeprokuror. Pas tij qëndrojnë Lumturije Vuçetaj me 88 pikë dhe Sanije Gashi- Seferi me 71 sosh.

    Prokurori Petrit Kryeziu, në anën tjetër si kandidati i vetëm në intervistën për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren ka thyer rekord në rezultatin e intervistës.

    Ai ka grumbulluar gjithsej 97.6 pikë.

    Kryeziu është kandidati që ka marrë më së shumti pikë nga të gjithë kandidatët për Kryeprokurorë nëpër prokuroritë e Kosovës.

    Prokurori Arben Kadriu si kandidati i vetëm për Kryeprokuror të Gjilanit ka mbledhur gjithsej 93.6 pikë në intervistë.

    Ndërkaq për Kryeprokuror të Ferizajt garës bindshëm po i prin Burim Çerkini. Ai ka marrë 93.4 pikë në intervistën për Kryeprokuror, kurse kundërkandidati i tij Ismet Rrahmani 76 sosh.

    Ndërkaq, në Mitrovicë siç duket ka dështuar konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, meqë të dy kandidatët kanë marrë më pak se 70 pikë në intervistë.

    Garë e ngushtë ka qenë për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit. Agron Bajrami prin listën e kandidatëve, me 78.4 pikë në intervistë për kryeprokuror të Apelit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark