Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që kishte një akcent të shteteve jo mike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që kishte një akcent të shteteve jo mike

    Insajderi
    05 July 2025 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, tha se s’ka asgjë që vlen të përmendet nga vendi i ngjarjes.

    “kërcënimi i rrejshëm dhe deri më tani s’ka asgjë që vlen të ceket nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.

    Kryeprokurori ka thënë se do të vazhdojnë hetimet për thirrjen telefonike, që sipas tij u bë nga një zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze, me një theks “të shteteve jo mike”.

    Kryeprokurori s’ka pranuar të japë më shumë sqarime se çfarë nënkupton me “shtete jo mike”

    “Hetimet do të vazhdojnë për thirrjen telefonike e bërë nga një person anonim, me zë mashkulli, në gjuhën angleze, me një akcent të shteteve jo mike”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark