Kryeredaktori i gazetës turke thotë se Amerika dëshiron ta vrasë Erdoganin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeredaktori i gazetës turke thotë se Amerika dëshiron ta vrasë Erdoganin

    Insajderi
    20 July 2016 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kolumne nga një e përditshme turk pretendon se Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar tentim puçin e dështuar të javës së kaluar dhe se kanë tëntuar ta vrasin presidentin, Recep Tayyip Erdogan.

    Ibrahim Karagul, kryeredaktor i Yeni Safak, një gazetë djathtiste, hodhi fajin mbi Uashingtonin për puçin, i cili i ka ofruar strehim figurës kundërthënëse, Gulen, lëvizja e së cilit sipas pohimeve të autoriteteve turke ishte pas tentimit të dhunshëm për ta marrë kontroll në shtet.

    Spastrimi i vazhdueshëm i mijëra anëtarëve të ushtrisë së shtetit, gjyqësorit dhe burokracia civile duket se ka për qëllim çrrënjosjen e atyre të cilët kanë lidhje me Fethullah Gulen, kleriku turk në moshë i cili jeton në Pensilvania, shkruan Uashington Post.

    “Administrata amerikane e ka planifikuar puçin në Turqi përmes organizatës terroriste të Gulen, si dhe ka tentuar të shkaktojë luftë civile, për t’i bërë njerëzit tanë ta vrasin njëri-tjetrin,” shkroi në kolumnen e tij Karagul./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark