Plazhi i Ksamilit ndër më të bukurit në Evropë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plazhi i Ksamilit ndër më të bukurit në Evropë

    Insajderi
    23 April 2016 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mes plazheve spanjolle, greke, italiane apo portugeze ndodhet edhe ai i Ksamilit, i cili është pjesë e qytetit të Sarandës dhe konsiderohet si njëri prej plazheve më të bukura të detit Jon.

    Sajti i ‘Destinacioneve më të mira evropiane ‘ e përshkruan Ksamilin dhe ishujt e tij si bukuri mahnitëse të Evropës.

    Plazhi i Ksamilit – Shqipëri

    ksama

    Katër ishujt e mrekullueshme të Ksamilit me vetëm 8.9 hektarë tokë, shfaqin një nga bukuritë më mahnitëse në të gjithë Shqipërinë.

    Ato mbeten të mbuluara me zbukurime, bimësi të gjelbër gjatë gjithë vitit dhe mund të arrihen edhe me anije të vogla.

    Uji i pastër që rrethon këto ishuj e bën plazhin e Ksamilit një nga më të preferuarit në Evropë.

    Destinacionet tjera të vlerësuara si më të mirat e Evropës:

    Plazhi i Stinivas – Kroaci

    stiniva

    Ky plazh ndodhet në detin Adriatik. Këto janë plazhe kryesisht të arritshëm nga rruga, të përshtatshme për ekskursione familjare dhe për shkak të një hije natyrore janë ideale për pushuesit më të rinj.

    Tossa de mar – Spanjë

    tossa de mar

    Ky plazh ndodhet në provincën e Gironas në qytetin e Kosta Bravas. Sektori më jugor i Kosta Bravas u ofron turistëve një gamë të pabesueshme të historisë, artit dhe kohës së lirë në brigjet e Detit Mesdhe.

    Cala Acciarino – Korsika

    cara acciarino

    Ishujt e Lavezzit. Këta ishuj ndodhen në ishullin e Korsikës, një rajon i Francës Jugore. Tregimet më të mahnitshme gjithmonë fillojnë më “Një herë e një kohë”. Ju do jeni në gjendje ta thoni këtë frazë sapo të keni vizituar ishujt Lavezzi, për të shijuar një ditë të “natyrës së pastër”, në tokë dhe nën valë.

    Plazhi Armaçao de Pera – Portugali

    armacao de pera

    Armaçao de Pera konsiderohet si njëri ndër plazhet më të mira në Portugali. Ishte shekulli i 15 kur portugezët vendosën të zbulojnë vende të reja dhe njëri prej tyre ishte ky plazh në jug të Portugalisë. Ky plazh karakterizohet me rërë të jashtëzakonshme, oqeani është i pastër dhe i nxehtë.

    Plazhi Apela – Greqi

    apela beach

    Ky plazh është pjesë e Ishujve Karpatos, të cilët shtrihen në jug të kompleksit Dodekanez, në mes të ishullit të Kretës dhe Rhodes-it. Vija gjatësore e plazhit është 106 kilometra e gjatë dhe ka rreth 6,500 banorë.

    Santa Maria Dell’Isola – Itali

    santa

    Plazhi i Santa Maria Dell’Isola ndodhet në Kalabri. Pa dyshim se uji i kristalizuar dhe rëra e bardhë janë vecoritë kryesore të këtij atraksioni evropian. Të gjithë ata që duan relaks patjetër që duhet ta konsiderojnë një vizitë në plazhin kalabrez. Karakterizohet edhe me shumëllojshmërinë e specieve ujore.

    Plazhi Kokkari – Greqi

    kokkari

    Plazhi i Kokkari-t është një port peshkimi i Ishujve Samos të Greqisë, i cili së fundmi është rikthyer në një qendër turistike. Afër Kokkari-t ndodhen fshatra të tjera të cilat janë të lidhura me rrugë dhe shtigje të ngushta që po ashtu mund të vizitohen.

    Ishujt Zakintos – Greqi

    zakynthos

    Zakynthos është një ishull i gjelbëruar i pajisur me luginat pjellore dhe një klimë të butë. Diversiteti i peizazhit të saj ka rezultuar në lloje të ndryshme të plazheve: ka plazhe me rërë në limane të izoluara, ku ujërat janë krejtësisht blu. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark