Kthehen në shtëpi gazetarët spanjollë që u rrëmbyen në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kthehen në shtëpi gazetarët spanjollë që u rrëmbyen në Siri

    Insajderi
    09 May 2016 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre gazetarë spanjollë, të liruar pasi afro 10 muaj janë mbajtur të rrëmbyer në Siri, janë kthyer në Spanjë, ka njoftuar qeveria spanjolle.

    Gazetarët, Jose Manuel Lopez, Angel Sastre dhe Antonio Pampliega, mbrëmë kanë arritur në bazën ajrore Torrejon, afër Madridit, një ditë pasi janë liruar.

    Gazetarët janë pritur nga anëtarët e familjeve të tyre dhe shokët.

    Të tre gazetarët ishin zhdukur në korrik të vitit të kaluar në qytetin sirian Alepo.

    Mediat spanjolle kanë raportuar se ata ishin zënë nga Fronit al-Nusra, që është degë e al-Kaidës në Siri.

    Në kumtesën e qeverisë së Spanjës theksohet se lirimi i gazetarëve ishte mundësuar “duke e falënderuar bashkëpunimin me miqt dhe aleatët, e veçanërisht në fazën finale, nga Turqia dhe Katari”. (Radio Europa e Lirë)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark