Kthehet në ri-gjykim rasti ndaj 4 të akuzuarve për vrasje të rëndë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet në ri-gjykim rasti ndaj 4 të akuzuarve për vrasje të rëndë

    Insajderi
    25 April 2017 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin kundër të akuzuarve  A.A., M.A., Sh.A., dhe Xh.A, të cilët ishin shpallur fajtor për “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

    Të akuzuarit sipas komunikatës akuzohen për vrasjen e shtetasit R.D. që kishte ndodhur gjatë viti 2012  në Gadime të Lipjanit. A.A. ishte dënuar me 19 vjet burgim, M.A. me 14, Sh.A. me 5, po kaq sa edhe i akuzuari Xh.A.

    Gjykata e Apelit, pasi ka vlerësuar pretendimet e avokatëve mbrojtës por edhe sipas detyrës zyrtare  ka gjetur se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, sikur që është tejkalimi i aktakuzës nga neni 384 paragrafi 1, nën paragrafi 10 i Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Apelit.

    Gjithashtu Apeli konstaton se gjykata e shkallës se parë ka shkelur dispozitat e procedurës penale edhe kur të akuzuarit i ka shpallur fajtor secilin veç e veç për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”.

    “Ndonëse prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja penale për veprën në fjalë, në fjalën hyrëse.  Prandaj aktgjykimi i shkallës se parë domosdoshmërish është dashur të anulohet”, thuhet më tej në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark