×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet në rigjykim rasti për vrasjen e xhaxhait nga nipi në Kijevë në Malishevë

    Insajderi
    29 October 2024 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka njoftuar se është kthyer në rigjykim rasti për vrasjen e xhaxhait nga nipi i tij në Kijevë të Malishevës, që ndodhi në prill të vitit të kaluar, e që dyshohet se konteksti pronësor ishte bërë shkak për këtë vrasje.

    Ndaj të akuzuarit ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 21 vjetësh, në të cilin dënim i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej 28 prill të vitit të kaluar, e tutje, por jo më shumë se sa dënimi i shqiptuar me burgim.

    “Gjykata e Apelit e Kosovës, në bazë të ankesave të Prokurorisë Themelore në Gjakovë–Departamenti për Krime të Rënda, përfaqësuesit të autorizuar të palëve të dëmtuara, S.A. dhe O.B., av.Ismet Tofaj, si dhe mbrojtësit së të akuzuarit B.B., av.Nuhi Krasniqi, e po ashtu sipas detyrës zyrtare, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë-Departamenti për Krime të Rënda, të dt.18.06.2024, duke e kthyer çështjen penale në rigjykim”.

    “Gjykata Themelore në Gjakovë–Departamenti për Krime të Rënda, sipas aktgjykimit me numër të lëndës 2023:099105, të dt.18.06.2024, ka shpallur fajtor të akuzuarin B.B., për veprat penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.8 të KPK, si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1 të KPK, duke i shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 21 (njëzetenjë) vite, në të cilin dënim i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.28.04.2023, e tutje, por jo më shumë se sa dënimi i shqiptuar me burgim”.

    “Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti për Krime të Rënda, me aktvendimin PAKR.nr.465/2024, të dt. 03.10.2024, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë-Departamenti për Krime të Rënda, të dt.18.06.2024, duke e kthyer çështjen penale në rigjykim, ndërsa ankesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë–Departamenti i Krimeve të Rënda, përfaqësuesit të autorizuar të palëve të dëmtuara, S.A. dhe O.B., av.Ismet Tofaj, si dhe mbrojtësit së të akuzuarit B.B., av.Nuhi Krasniqi, i ka vlerësuar tani për tani si jo lëndore. Po ashtu, me aktvendim të posaçëm ka vendosur që të akuzuarit të lartcekur t’i vazhdohet paraburgimi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark